Aktualitet

KLP hap thirrjen për Shkollën e Magjistraturës: Do regjistrohen 40 kandidatë për gjyqtarë dhe 35 për prokuororë

3 Shkurt 2020, 16:24 Nga DOSJA
KLP hap thirrjen për Shkollën e Magjistraturës: Do regjistrohen

TIRANË– Këshilli i Partë i Prokurorisë ka bërë sot me dije se kanë dalë procedurat për shpalljen e vendeve vakandë për të gjithë kandidatët që duan të bëhen magjistratë. Në një njoftim për mediat KLP, shkruan se njoftohen të gjithë të interesuarit, që dëshirojnë të konkurrojnë në Shkollën e Magjistraturës, se po fillojnë regjistrimet për provimet e pranimit.

Më tej shtohet se numri i vendeve vakante për pranimin në Programin e Formimit Fillestar për vitin akademik 2020 – 2021, do të jetë 75 kandidatë për magjistratë, nga të cilët 40 profili gjyqtarë dhe 35 profili prokurorë.

“Në zbatim të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës, si dhe Vendimit nr 1, datë 28.01.2020 të Këshillit Drejtues, fillojnë regjistrimet për provimin e pranimit për kandidat për magjistrat për vitin akademik 2020 – 2021.

Numri i vendeve vakant për pranimin në Programin e Formimit Fillestar për vitin akademik 2020 – 2021, do të jetë 75 kandidatë për magjistratë, nga të cilët 40 profili gjyqtarë dhe 35 profili prokurorë. Rregjistrimi i kandidatëve për magjistratë do të bëhet pranë sekretarisë shkencore të Programit të Formimit Fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës në periudhën 1 Shkurt – 29 Shkurt 2020, nga ora 9.00 – 13. 00. (Godina e re, Poli i Drejtësisë, Rruga “Ana Komnena”, Tiranë)”, shkruhet në njoftim.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 40 gjyqtare te rinj 40 prokurore te rinj keshilli i larte i prokurorise shkolla e magjistratures 40 gjyqtare te rinj 40 prokurore te rinj keshilli i larte i prokurorise shkolla e magjistratures

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shkurt 2020, 11:16

Tiranë– Në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për dosjen 339, pjesë e së cilës është edhe laboratori i gjetur në fshatin Brenogë të Hasit, janë zbard...