Aktualitet

Lista me 18 EMRAT/ Kandidatët për FBI-në shqiptare test fizik, vrap, POMPA dhe palosje për t’u bërë pjesë e BKH-së

3 Shkurt 2020, 06:23 Nga DOSJA
Lista me 18 EMRAT/ Kandidatët për FBI-në shqiptare test fizik,

TIRANE- Ditën e sotme Prokuroria e Posaçme ka zyrtarizuar listën e kandidatëve të përzgjedhur për Byronë Kombëtare të Hetimit që kalojnë në fazën e dytë. Nga 40 kandidatë, 22 u përjashtuan, ndërsa 18 vijojnë garën në fazën e dytë. Pas kësaj faze, ata do të kryejnë testin fizik në ambientet e reja të RENEA-s, si dhe testin e poligrafit që është makina e së vërtetës. Ky test do tw zhvillohet mw 6 shkurt, ku kandidatët do të vrapojnë 2.4 km, do të kryejnë pompa, do të bëjnë palosje për 1 min, si dhe do të kryejnë një vrap të shpejtë (sprint) në një gjatësi pej 300 m. Mbas testit fizik, do të jetë testi i të vërtetës, i cili do të zhvillohet në Ministrinë e Brendshme por data nuk është caktuar ende.

Lista me emrat

1. Adriatik Ago

2. Agim Ismaili

3. Aida Veizaj

4. Ardian Çipa

5. Artan Pjetërnikaj

6. Artan Shkëmbi

7. Artur Beu

8. Atnan Shehu

9. Blerina Bajollari

10. Eduart Merkaj

11. Endrit Hoxha

12. Ervin Hodaj

13. Gentian Hilla

14. Gentjan Shehaj

15. Idajet Faskaj

16. Lindita Nushi

17. Pëllumb Seferi

18. Ylli Pjetërnikaj

Kriteret

SPAK thekson se komisioni i vlerësoi kandidatët në lidhje me plotësimin e kritereve ligjore bazë të parashikuara në Nenin 34 të Ligjit Nr.95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ”, si më poshtë:

• Kandidati për Drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit mund të jetë personi që ka vetëm shtetësi shqiptare, që gëzon cilësi të larta profesionale dhe morale, dhe që plotëson këto
kritere:

a) ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë të barasvlershme me “Master i shkencave”, ose arsimin e lartë policor;

b) ka eksperiencë pune si prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore ose hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit;

c) ka përvojë pune të paktën 5 vjet në çështje që kanë të bëjnë me veprat penale në fushën e korrupsionit, krimit të organizuar apo krimeve të rënda;

ç) nëse ka qenë apo është punonjës i Policisë së Shtetit, të ketë mbajtur për jo më pak se 3 vjet gradën “Komisar”, “Kryekomisar”, “Drejtues” apo “Drejtues i Parë”;

• si edhe të ketë dërguar deklaratat për dhënien e pëlqimit të tij dhe të anëtarëve të afërt të familjes për heqjen e dorë nga privatësia (dhënien e pëlqimit për kontroll periodik të llogarive bankare dhe telekomunikimeve vetjake).

PROCESI

Pak ditë më parë Ambasada Amerikane në vendin tonë bëri thirrje që Prokurorët dhe punonjësit e Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore, të aplikojnë për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Ajo njoftoi se ka dhënë një fond prej 4 milion dollarësh, të cilat do të përdoren në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për zhvillimin e sistemit etik, transparent dhe profesional të drejtësisë. Ambasada Amerikane theksoi se Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), do të veprojë në mënyrë të ngjashme si FBI-ja. Për këtë post, kreu i SPAK Arben Kraja ka deklaruar se duhet një person me integritet dhe se do të trajnohet nga SHBA-ja.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gara për kreun e bkh-së gara për kreun e bkh-së

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shkurt 2020, 11:16

Tiranë– Në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për dosjen 339, pjesë e së cilës është edhe laboratori i gjetur në fshatin Brenogë të Hasit, janë zbard...