Politike

"Vlerësoj qëndrimin e DASH për mandatin e Dumanit"/ Berisha: Kjo është një ndihmë e vërtetë për luftën kundër krimit dhe karteleve

Berisha nënvizoi se Dumani mori një përgjigje përfundimtare, teksa mandati i tij skadon në dhjetor.

15 Shtator 2025, 10:38 Nga I.A
"Vlerësoj qëndrimin e DASH për mandatin e Dumanit"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha ka theksuar se vlerëson qëndrimin e ri të Departamentit të Shtetit të SHBA-së për mandatin e kryetarit të Prokurorisë së Posaçme, duke e cilësuar këtë si një ndihmë të vërtetë për luftën kundër krimit dhe karteleve të drogës në Shqipëri. Berisha nënvizoi se Dumani mori një përgjigje përfundimtare, teksa mandati i tij skadon në dhjetor. Sipas Berishës ish-kreu i institucionit largohet si një “puçist” që e zhyti prokurorinë në krim dhe mbajti dosjet e krimit të pazgjidhura.

"Tani, siç e patë ju, Troplini mori një përgjigje përfundimtare, mandati i tij skadon në dhjetor dhe ky largohet si kryetar i këtij institucioni si një puçist që e zhyti në krim, që fjeti mbi dosjet e krimit dhe që unë e garantoj se për secilën prej tyre do përballet me ligjin. Kjo prokurori është prokurori e shtetit dhe nuk është e asnjë individi.
Dhe ai do përballet me ligjin.

E vlerësoj dhe e çmoj shumë qëndrimin e ri të Departamentit të Shtetit në SHBA, i shprehur nga përfaqësuesja e këtij vendi në Tiranë se mandati i tij mbaron dhe kjo nuk ka komente. Ndërkohë që më parë kishte një qëndrim tjetër. Dhe e garantoj DASH se ky qëndrim i ri është një ndihmë e vërtetë për luftën kundër krimit dhe karteleve të drogës në Shqipëri," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll