Politike

Berisha: Altin Dumani po shkulte leshrat sepse iu bënë pluhur përpjekjet antikushtetuese për të zgjatur mandatin

Në prononcimin e tij para gazetarëve, Berisha theksoi se Dumani po shkulte leshrat sepse iu bënë pluhur përpjekjet antikushtetuese për të zgjatur mandatin. 

15 Shtator 2025, 10:25 Nga I.A
Berisha: Altin Dumani po shkulte leshrat sepse iu bënë pluhur
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbatuar masën e sigurisë të paraqitjes në SPAK për çështjen Partizani. Në prononcimin e tij para gazetarëve, Berisha theksoi se Dumani po shkulte leshrat sepse iu bënë pluhur përpjekjet antikushtetuese për të zgjatur mandatin. 

"Altin Dumani po shkulte leshrat, po qante dhe bërtiste sepse u bënë pluhur përpjekjet e tij puçiste antikushtetuese për të zgjatur mandatin. Ky kriminel kushtetues përdori detyrën, besimin dhe ligjin për të bërë pazare për interesa personale. Ky kriminel kushtetues amnistoi ministra që bënin pazare me kartelet e drogës, Taulantin që zbatonte porositë e Suelit për të arrestuar kundërshtarët e bandës së Suelit. Taulantin, që urdhërohej nga Çela për të liruar terroristët që vendosën nën shalën e biçikletës së Lulzim Kullës tritolin.

Bënte pazare me krimet e Uluziut, që merrte dy kostume të bukura nga Altin Hajri dhe që kërkonte nga banditët dhe trafikantët 500 mijë euro dhe çantën Louis Vuitton se i duhej për zonjën. Pazare me Edi Ramën sepse e nxori Olsin të panjohur, në një kohë kur Olsi ishte absolutisht në krye të organizatës kriminale të grupit të Xibrakës që drejtohej nga Hakmarrja për Drejtësi. Po edhe ajo e Geron Meçes, e dini ju atë, që Geron Meçe i thoshte këtij Daniel Shimës se ABS-ja është Fangu dhe se te tenderat ndërhyn vetë Zonja e Parë, zonja Basha," tha Berisha.

altin dumani sali berisha

Sondazh

Poll