Politike

Ambasadori i Ukrainës i nënshtrohet ndërhyrjes kardiologjike, operacioni përfundon me sukses

Bëhet me dije se ambasadori i është nënshtruar një ndërhyrjeje urgjente kardiologjike e cila ka përfunduar me sukses.

14 Shtator 2025, 19:58 Nga E. D
Ambasadori i Ukrainës i nënshtrohet ndërhyrjes kardiologjike,
Volodymyr Shkurov

TIRANË- Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, pasi shfaqi probleme kardiake gjatë kësaj të diele u nis me urgjencë drejt kryeqytetit. Bëhet me dije se ambasadori i është nënshtruar një ndërhyrjeje urgjente kardiologjike e cila ka përfunduar me sukses. Edhe spitali Amerikan për mes një njoftimi thekson se operacioni ka përfunduar me sukses.

Njoftimi i Spitalit:

Nga të njëjtat burime thuhet se ambasadori iu nënshtrua në kryeqytet me urgjencë Koronaroangiografisë dhe më pas ndërhyrjes PCI – Angioplastikë Koronare me vendosje stenti, e cila u realizua me sukses. Aktualisht, ai po vijon trajtimin nën kujdes intensiv.

Kujtojmë se ambasadori ka shfaqur probleme kardiake në fshatin turistik të Voskopojës, aty ku, së bashku me bashkëshorten, kishte kaluar fundjavën.

Burime të sigurta thanë se ambasadori, gjatë paradites së sotme, ka qenë duke ecur në pyjet e fshatit Voskopojë, kur ka shfaqur probleme me shëndetin, çka e ka detyruar të kthehet në hotelin ku ishte akomoduar.

Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e shërbimit mjekësor të qendrës shëndetësore të fshatit që ka dhënë ndihmën e parë, e më pas është lajmëruar urgjenca e spitalit rajonal të Korçës, ku mjekët kardiologë, pasi i kanë dhënë ndihmën e parë, e kanë nisur për mjekim më të specializuar në Tiranë.

volodymyr shkurov

Sondazh

Poll