Politike

"Duhet të fitojmë kohën e humbur në dekada"/ Rama për Diellën:Teknologjia e re dhe IA bekim për vende si yni! Nuk ka interesa personale

Ndër të tjera kryeministri theksoi se Teknologjia e re dhe inteligjenca artificiale janë një bekim për vende si yni dhe Shqipëria duhet që të fitojë kohën e humbur në dekada.

14 Shtator 2025, 17:16 Nga E. D
"Duhet të fitojmë kohën e humbur në dekada"/ Rama
Edi Rama

TIRANË- Kreyministri Edi Rama ka folur edhe për Diellën që e emëroi si përgjegjëse për prokurimet publike. Duke folur në intervistë për radion britanike 'Times Radio', Rama theksoi se Diella që në shqip do të thotë diell është praktikisht një diell që nuk perëndon kurrë dhe sipas tij ajo ka një potencial shumë të madh.

Ndër të tjera kryeministri theksoi se Teknologjia e re dhe inteligjenca artificiale janë një bekim për vende si yni dhe Shqipëria duhet që të fitojë kohën e humbur në dekada. Duke folur për Diellën, Rama nënvizoi se ajo nuk ndryshon mendje dhe si intereson edhe nëse pushohet nga puna.

"Së pari ju se di dini nëse jam unë, apo një version AI i imi, por sa kohë flet nga kanali i kryeministrit është përgjegjësia ime. Por, po ne vendosëm që të ndërmarrim këtë hap të madh sepse duam që të përshpejtojmë reformat tona, reforma në funksion të modernizimit strukturor. Teknologjia e re dhe inteligjenca artificiale janë një bekim për vende si yni. Ne duhet që të fitojmë kohën e humbur në dekada.

Ajo ka një potencial shumë të madh të performojë më mirë se të gjithë ne, Diella që në shqip do të thotë diell është praktikisht një diell që nuk perëndon kurrë. Ajo nuk fle, ajo nuk lodhet dhe nuk ka interesa personale. Ajo nuk ka kushërinj dhe këta janë një problem i madh në vendin tonë. Ajo nuk ndryshon mendje dhe si intereson edhe nëse pushohet nga puna," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll