Aktualitet

Tritoli në hotelin e Vangjush Dakos/ Reagon policia: Lënda plasëse u gjet në vazot e luleve

Ndërkohë grupi hetimor, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të RENEA-s, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e llojit të lëndës së gjetur si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit. 

13 Shtator 2025, 21:17 Nga E. D
Tritoli në hotelin e Vangjush Dakos/ Reagon policia: Lënda
foto ilustruese

DURRËS- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me gjetjen e tritolit në hotelin e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako. Blutë bëjnë me dije se lënda plasëse ishte vendosur në një nga vazot e luleve. Ndërkohë grupi hetimor, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të RENEA-s, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e llojit të lëndës së gjetur si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit. 

Njoftimi i Policisë: 

Durrës/ Informacione paraprake. Në lagjen nr. 1, Durrës, në hyrje të një ndërtese (ish-hotel, jashtë funksionit), në një nga vazot e luleve është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse, dyshohet artizanale. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të RENEA-s, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e llojit të lëndës së gjetur, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

policia e durresit

Sondazh

Poll