14 Shtator 2025, 08:14
Nga I.A
Angjelin Preljocaj
TIRANË- Koreografi me famë botërore Angjelin Preljocaj ka njoftuar Festivalin Ndërkombëtar të Vallëzimit në Tiranë. Në një video-mesazh të publikuar nga kryeministri Edi Rama, Preljocaj ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë, duke theksuar se do të jetë falas. Festivali Ndërkombëtar i Vallëzimit do të mbahet nga data 9 shtator deri më 25 tetor në 10 hapësira publike surprizë të kryeqytetit.
"Përshëndetje Tirana. Unë jam Angjelin Preljocaj. Jam vërtet i lumtur dhe i nderuar t’ju ftoj në Festivalin e parë Ndërkombëtar të Vallëzimit në Tiranë që do të zhvillohet nga data 9 deri më 25 tetor. Këtë vit, krahas disa prej shfaqjeve më emocionuese të Europës në Teatrin e Operës, Teatrin Kombëtar, Metropolit, Teatrin e Kukullave dhe skena të tjera, festivali do të hapet edhe për gjithë qytetin, me një shfaqje të re për publikun, falas. Së bashku me kompaninë time, G.U.I.D, do të sjellim vallëzimin pranë njerëzve duke ofruar shfaqje falas në vende të veçanta dhe të papritura në të gjithë Tiranën. Dua të shpreh falënderimet më të përzemërta për MEKI, Bashkinë e Tiranës, Bashkimin Europian, të gjithë mbështetësit tanë dhe mbi të gjitha për ju, qytetarët e Tiranës. Ju jeni arsyeja pse mund të sjellim kaq shumë jetë, lëvizje dhe gëzim në rrugët tuaja. Këtë tetor, le të mbushim së bashku Tiranën me bukurinë dhe energjinë e vallëzimit,” tha Preljocaj.
Postimi i Plotë:
MIRËMËNGJES dhe me ftesën e vetë yllit botëror të koreografisë, shqiptaro-francezit Angjelin Preljocaj, për të marrë pjesë në një festë të vërtetë të vallëzimit modern, në 10 hapësira publike surprizë të kryeqytetit, nga 9 – 25 tetor, ju uroj të diel të qetë
angjelin preljocaj
Politike
12 Shtator 2025, 22:10
SHBA- Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar me shumicë dërrmuese një rezolutë që rikthen në qend...
Politike
13 Shtator 2025, 16:03
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka dënuar mbylljen e zyrave në Mitrovicë të Fondit për Sigurime Shëndetësore ...
Politike
13 Shtator 2025, 15:25
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sot lidhur me dekretin siç e quan antikushtetues t&eum...
Politike
13 Shtator 2025, 14:15
I.A
TIRANË- Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka vizituar në banesën e tyre, prindërit e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra nga ba...
Politike
13 Shtator 2025, 13:29
I.A
Petrit Malaj
KOSOVË- Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit n&...
Politike
13 Shtator 2025, 13:06
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga lirimi i hapësirave publike në vendin tonë. Me anë të nj&e...
Politike
13 Shtator 2025, 12:15
I.A
TIRANË- Legjislatura e XI parlamentare e dalë nga zgjedhjet e 11 majit nisi punimet të premten me një seancë konstituese, ku u betuan...
Politike
13 Shtator 2025, 11:45
I.A
Në një situatë të pazakontë, ligjore, kushtetuese, por edhe befasi anormale institucionale, kreu i shtetit Bajram Begaj dekretoi: &ld...
Politike
13 Shtator 2025, 11:36
I.A
TIRANË- Në vitin e largët 2001, Shqipëria kishte një popullsi rezidente prej mbi 3 milionë banorësh dhe një sektor pub...
Politike
13 Shtator 2025, 10:50
I.A
Genta Vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, denoncoi përgjegjë...