Politike

"Ramaduro dhe dekreti antikushtetues i Begajt"/ Berisha: Rama tani vjedh me Diella-n, hajdutjen e padukshme

Me anë të një postimi në Facebook Berisha shkruan se Begaj ka shkelur jo vetëm Kushtetutën, por kjo është edhe fyerje e inteligjencës. Kryedemokrati e quajti një shkelje serioze e rëndë e germës dhe frymës së Kushtetutës, të shtetit ligjor dhe institucioneve të tij.

13 Shtator 2025, 15:25 Nga E. D
"Ramaduro dhe dekreti antikushtetues i Begajt"/ Berisha: Rama tani
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sot lidhur me dekretin siç e quan antikushtetues të presidentit Bajram Begaj për Qeverinë e Edi Ramës, ku ishte përfshirë edhe ministrja e krijuar nga inteligjenca artificiale Diella. Me anë të një postimi në Facebook Berisha shkruan se Begaj ka shkelur jo vetëm Kushtetutën, por kjo është edhe fyerje e inteligjencës. Kryedemokrati e quajti një shkelje serioze e rëndë e germës dhe frymës së Kushtetutës, të shtetit ligjor dhe institucioneve të tij.

Postimi i Berishës:

Ramaduro dhe dekreti antikushtetues i Begajt! Në një rast unik në historinë e botës, më saktë, në komedinë botërore, kukulla e Edi Ramës, Presidenti Begaj, me propozimin e kryetarit të PS, Edi Rama, me dekretin e djeshëm presidencial emëroi, përveç kryeministrit, edhe Ministrin Virtual të Inteligjencës Artificiale, apo Diella Ramën, nën përgjegjësinë e Kryeministrit për krijimin dhe funksionimin e saj. Kështu, duke shkelur Kushtetutën dhe në fyerje të inteligjencës, shtohet një dëm kushtetues që është deklarimi si në asnjë vend tjetër të botës se Diella është ministre.

Për fat të keq, për shumicën e mediave të cilat e gëlltitën këtë bllof dhe e kanë bërë titull sensacional, kjo mund të duket gazmore e qesharake; por në fakt këtu nuk kemi thjesht një rast qesharak, por edhe një precedent serioz ligjor, një shkelje serioze e rëndë e germës dhe frymës së Kushtetutës, të shtetit ligjor dhe institucioneve të tij.
Ky ministër virtual, jo-njerëzor, jo-personal, shfaqet në një dokument kushtetues të narkoshtetit, siç është dekreti presidencial që emëron kryeministrin, dhe kjo vetëm e vetëm që Ramaduro vetë të mos vjedhë më duke keqpërdorur Lubinën, Mirlindën etj., por tani t’i vjedhë të gjitha me Diella Ramën hajduten e padukshme të emëruar me dekret presidencial.

sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 13 Shtator 2025, 11:45 I.A

Rama, ministri “de facto” i Diellës

Në një situatë të pazakontë, ligjore, kushtetuese, por edhe befasi anormale institucionale, kreu i shtetit Bajram Begaj dekretoi: &ld...