Politike

Cikli kulturor “Netët e Filmit Shqiptar” në Prishtinë, Ambasadori Malaj: Do jetë deri në fund të nëntorit, hapet me filmin e Dhimitër Anagnostit

Ceremonia e hapjes do të mbahet me shfaqjen e filmit artistik klasik “Përrallë nga e Kaluara” të mjeshtrit të madh të kinemasë shqiptare, Dhimitër Anagnosti.

13 Shtator 2025, 13:29 Nga I.A
Cikli kulturor “Netët e Filmit Shqiptar” në
Petrit Malaj

KOSOVË- Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit në Tiranë dhe Kino Armata në Prishtinë, organizon ciklin kulturor “Netët e Filmit Shqiptar”. Ceremonia e hapjes do të mbahet me shfaqjen e filmit artistik klasik “Përrallë nga e Kaluara” të mjeshtrit të madh të kinemasë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. Ky cikël kulturor, do të fillojë këtë javë dhe do të vazhdojë deri në festat kombëtare, në fund të muajit nëntor.  

Postimi i Plotë:

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit në Tiranë dhe Kino Armata në Prishtinë, organizon ciklin kulturor “Netët e Filmit Shqiptar”. Ceremonia e hapjes do të mbahet me shfaqjen e filmit artistik klasik “Përrallë nga e Kaluara” të mjeshtrit të madh të kinemasë shqiptare, Dhimitër Anagnosti.

Jeni të ftuar të merrni pjesë:
 Të mërkurën, 17 shtator 2025
 Ora 19:00
 Kino Armata, Prishtinë
 Hyrja është falas
“PËRRALLË NGA E KALUARA” (1987)
87 min | ???? Me ngjyra

Marigoja 20-vjeçare është e dashuruar me Trimin, por detyrohet të martohet me Gjinon, një 14-vjeçar nga një familje e pasur. I bazuar në poemën satirike “14 vjeç dhëndër” të Andon Zako Çajupit, ky film mbetet një nga komeditë më të njohura të kinemasë shqiptare.

 Skenar & Regji: Dhimitër Anagnosti
 Muzika: Limos Disdari
Drejtori i Fotografisë: Pëllumb Kallfa
Prodhuar nga: Kinostudio “Shqipëria e Re”

Restaurimi 2K është realizuar në vitin 2015 nga Hungarian Filmlab në Budapest, nën mbikëqyrjen e AQSHF.

Dhimitër Anagnosti (1936–2025)

Një nga figurat më të rëndësishme të kinemasë shqiptare, i lindur në Vlorë dhe i diplomuar për regji filmi në Moskë. Autor i dhjetëra filmave artistikë si Ngadhënjim mbi vdekjen, Komisari i dritës, Lulëkuqet mbi mure, Horizonte të hapura dhe ekranizimi i romanit të Kadaresë Kthimi i ushtrisë së vdekur.

Anagnosti solli në ekran realitetin shoqëror, dilemat morale dhe dramën njerëzore me një gjuhë filmike të fuqishme. Pas viteve ’90, kontribuoi edhe si Ministër i Kulturës dhe themelues i fondacioneve për artin dhe kinemanë shqiptare. Ai u nda nga jeta më 1 shtator 2025, në moshën 89-vjeçare.

 

ambasada e shqipërisë në kosovë kino armata petrit malaj

Sondazh

Poll

Politike 13 Shtator 2025, 11:45 I.A

Rama, ministri “de facto” i Diellës

Në një situatë të pazakontë, ligjore, kushtetuese, por edhe befasi anormale institucionale, kreu i shtetit Bajram Begaj dekretoi: &ld...