Sport

Ceferin falenderon Shqipërinë: “Kënaqësi dhe falenderues për mikpritjen, e FSHF!”

Në letrën e tij, kreu i qeverisë së futbollit europian vlerëson mikpritjen dhe përkushtimin e FSHF-së në këtë organizim, duke e cilësuar një eksperiencë të paharrueshme për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv dhe ambasadorët e UEFA-s.

13 Shtator 2025, 18:03 Nga DOSJA

Ceferin falenderon Shqipërinë: “Kënaqësi dhe

ZVICER – Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i ka dërguar një letër falënderimi presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pas organizimit për herë të parë të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe Festivalit të Futbollit në Shkolla që u zhvilluan këtë javë në Tiranë.

Në letrën e tij, kreu i qeverisë së futbollit europian vlerëson mikpritjen dhe përkushtimin e FSHF-së në këtë organizim, duke e cilësuar një eksperiencë të paharrueshme për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv dhe ambasadorët e UEFA-s.

“Më lejoni të shpreh falënderimet e mia të përzemërta për mikpritjen e ngrohtë dhe organizimin perfekt gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe Festivalit të Futbollit në Shkolla këtë javë në Tiranë. Ishte një kënaqësi e vërtetë për UEFA-n të bashkëpunonte me Federatën tuaj – jo vetëm për të çuar përpara qëllimet tona të përbashkëta në zhvillimin e futbollit, por edhe për të përjetuar shpirtin e vërtetë të Tiranës”, – shkruan Presidenti Ceferin.

Ai thekson se energjia e kryeqytetit shqiptar, mikpritja dhe organizimi i detajuar lanë mbresa të mëdha tek të gjithë pjesëmarrësit: “Energjia e gjallë e qytetit, historia e pasur dhe fryma mikpritëse lanë një përshtypje të pashlyeshme tek anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, ambasadorët dhe drejtuesit e lartë. Përkushtimi juaj personal ishte i dukshëm në çdo detaj dhe dua t’ju falënderoj sinqerisht për angazhimin tuaj të palodhur”.

Në mënyrë të veçantë, presidenti i UEFA-s vlerëson edhe përfshirjen e fëmijëve dhe shkollave në Festivalin e Futbollit në Shkolla, duke e cilësuar atë si një moment unik dhe frymëzues: “Përfshirja e shkollave lokale dhe stafit tuaj në festival ishte shembullore – plot gëzim, krenari dhe një dashuri të thellë për lojën. Ishte më shumë se një ngjarje; ishte një festë e komunitetit dhe e kulturës”.

Letra mbyllet me një falënderim të ngrohtë për Presidentin Duka dhe mikpritjen shqiptare: “Faleminderit, Armand. Tirana na hapi zemrën dhe ne do ta mbajmë këtë ngrohtësi me vete”.

Ceferin falenderon Shqipërinë: “Kënaqësi dhe

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll