Bota

Shpërthim i fuqishëm në një bar në Madrid/ Dhjetëra persona të plagosur, tre në gjendje të rëndë (VIDEO)

Menjëherë pas shpërthimit, në vendngjarje mbërritën ekipe të zjarrfikësve dhe ambulanca për të transportuar të plagosurit në spitalet më të afërta.

13 Shtator 2025, 18:12 Nga E. D
Shpërthim i fuqishëm në një bar në Madrid/
pamje nga vendngjarja

SPANJË- Një shpërthim i fuqishëm ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, ku si pasojë u plagosën të paktën 21 persona, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë rëndë. Hetimet fillestare tregojnë se shpërthimi lidhej me një rrjedhje gazi në hapësirë, e cila shkaktoi shembjen e katit të sipërm, duke e shkatërruar plotësisht hapësirën, duke rezultuar në mbetje që përfunduan në bar.

Menjëherë pas shpërthimit, në vendngjarje mbërritën ekipe të zjarrfikësve dhe ambulanca për të transportuar të plagosurit në spitalet më të afërta. Policia ka rrethuar zonën dhe ka bllokuar qarkullimin në rrugët përreth, ndërsa zjarrfikësit vijojnë me pastrimin e rrënojave dhe hetimin për shkaqet e sakta të shpërthimit.

shperthim ne spanje

Sondazh

Poll