Bota

Vrasja e Charlie Kirk/ Guvernatori i Utah: Autoritetet po mbledhin provat për të ndjekur dënimin me vdekje për autorin

Dënimi me vdekje aplikohet në 27 shtete amerikane, por ligjet dhe procedurat ndryshojnë nga shteti në shtet. Në Utah, vrasja e rënduar është një nga veprat penale që mund të dënohet me ekzekutim, shkruan BBC

13 Shtator 2025, 17:15 Nga E. D
Vrasja e Charlie Kirk/ Guvernatori i Utah: Autoritetet po mbledhin provat
Spencer Cox

SHBA- Guvernatori i Utahut, Spencer Cox, ka thënë se autoritetet po mbledhin të gjitha provat për të ndjekur dënimin me vdekje për autorin e vrasjes së Charlie Kirk. Dënimi me vdekje aplikohet në 27 shtete amerikane, por ligjet dhe procedurat ndryshojnë nga shteti në shtet. Në Utah, vrasja e rënduar është një nga veprat penale që mund të dënohet me ekzekutim, shkruan BBC

Utah është shteti i parë që rifilloi zbatimin e dënimit me vdekje pas rikthimit të tij në Shtetet e Bashkuara në vitin 1976. Ekzekutimi i parë ndodhi në vitin 1977, kur Gary Gilmore, një i dënuar për vrasje, u ekzekutua me skuadër pushkatimi, një metodë që sot është e autorizuar vetëm në pesë shtete amerikane. Që nga ajo kohë, në Utah janë kryer gjithsej gjashtë ekzekutime të tjera, përfshirë edhe atë të Ronnie Lee Gardner në vitin 2010, i cili po ashtu u ekzekutua me pushkatim.

Ka pasur përpjekje për të shfuqizuar dënimin me vdekje në Utah. Në vitin 2022, dy ligjvënës republikanë që më parë e kishin mbështetur këtë dënim, përfaqësuesi i shtetit V. Lowry Snow dhe senatori Daniel McCay, propozuan një projektligj për ta hequr këtë praktikë. Megjithatë, projektligji nuk kaloi, duke dështuar për vetëm një votë. Ekzekutimi më i fundit në Utah ndodhi në gusht të vitit 2024, kur Taberon Honie, i dënuar për vrasje dhe përdhunim, u ekzekutua dhe ky ishte ekzekutimi i e parë në shtet pas 14 vitesh.

spencer cox

Sondazh

Poll