13 Shtator 2025, 17:43
Nga E. D
pamje nga protesta
LONDËR- Më shumë se 110,000 njerëz dolën në rrugët e Londrës qendrore të shtunën, duke valëvitur flamuj britanikë dhe anglezë, në një demonstratë të organizuar nga aktivisti i ekstremit të djathtë Tommy Robinson. Deri në mesditë, dhjetëra mijëra protestues ishin mbledhur në rrugët në jug të lumit Thames, përpara se të niseshin për në Westminster, selinë e parlamentit britanik, si pjesë e marshimit "Bashkoni Mbretërinë".
Në të kaluarën, Robinson ka arritur të mbledhë dhjetëra mijëra protestues në marshimet që ka organizuar, si në korrik 2024 kur 20,000 deri në 30,000 njerëz dolën në rrugë. Në demonstratën e së shtunës morën pjesë folës, përfshirë ish-këshilltarin e Donald Trump, Steve Bannon dhe pritej që të merrte pjesë edhe presidenti i partisë franceze të ekstremit të djathtë “Occupy”, Eric Zemmour.
Policia e Londrës ka njoftuar se do të vendosë më shumë se 1,600 oficerë në të gjithë kryeqytetin britanik, nga të cilët 500 janë dërguar nga zona të tjera. Protestuesit e Robinson mbanin flamuj të Britanisë, Anglisë, si dhe të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Të tjerë mbanin kapele me sloganin MAGA (Make America Great Again) të Presidentit të SHBA-së Donald Trump. Një burrë madje mbante një kryq druri ku shkruhej "Rri në paqe Charlie Kirk".
Ata gjithashtu brohoritën slogane kundër kryeministrit britanik Keir Starmer dhe mbajtën banderola, disa prej të cilave shkruanin slogane anti-emigrantë, të tilla si "Dërgojini në shtëpi" dhe "Ndaloni anijet", duke iu referuar anijeve të emigrantëve që kalojnë Kanalin Anglez për në Britani. Imigracioni është bërë një çështje e madhe politike në Britani në muajt e fundit, më shumë sesa situata e vështirë ekonomike e vendit.
Kush është Tomi Robinson?
Robinson, emri i vërtetë i të cilit është Stephen Yaxley-Lennon, është një gazetar që vë në pah anët negative të shtetit. Ndër mbështetësit e tij është miliarderi Elon Musk. Partia më e madhe anti-imigracion në Britani, Reform UK, e cila ka parë popullaritetin e saj të rritet ndjeshëm vitet e fundit, është distancuar nga Robinson, i cili është dënuar disa herë, përfshirë për prishjen e rendit publik dhe bërjen e akuzave të rreme kundër një refugjati sirian. Robinson e ka përshkruar marshimin e sotëm si një festë të lirisë së fjalës. Ai pritet gjithashtu t'i bëjë homazh Charlie Kirk, aktivistit konservator amerikan që u vra të mërkurën.
protesta ne londer
Bota
13 Shtator 2025, 17:40
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, u ka bërë thirrje të gjitha shteteve të NATO-s që të ndalin blerjen e n...
Bota
13 Shtator 2025, 17:15
E. D
Spencer Cox
SHBA- Guvernatori i Utahut, Spencer Cox, ka thënë se autoritetet po mbledhin të gjitha provat për të ndjekur d&eu...
Bota
13 Shtator 2025, 16:35
E. D
Mark Rutte
SHBA- NATO ka nisur një aperacion për të përforcuar mbrojtjen e krahut lindor të Evropës pas një ndërhyr...
Bota
13 Shtator 2025, 14:53
E. D
foto ilustruese
GAZA- Ushtria izraelite tha se më shumë se 250.000 persona janë larguar nga Qyteti i Gazës për në pjesë...
Bota
13 Shtator 2025, 14:38
I.A
Donald Trump
SHBA- Presidenti Donald Trump u shfaq pak i hutuar në një intervistë të premten në mëngjes me Fox & Fri...
Bota
13 Shtator 2025, 14:24
I.A
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dërguar një letër NATO-s, ku deklaron se është gati t&e...
Bota
13 Shtator 2025, 14:00
I.A
Foto Ilustruese
KONGO- Aksidentet me anije janë bërë gjithnjë e më të shpeshta në Republikën Demokratike të K...
Bota
13 Shtator 2025, 13:45
I.A
Ahmed al-Sharaa
SIRI- Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka konfirmuar se po mbahen negociata që kanë për syn...
Bota
13 Shtator 2025, 13:22
I.A
Danimarka
DANIMARKË- Danimarka po "vendos rrugën" për blerjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore me vlerë afërsisht 7.8 mil...
Bota
13 Shtator 2025, 12:40
I.A
OKB
SHBA- SHBA tha në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se do të mbrojë "çdo centimetër të terri...