Politike

Konferenca e radhës me BE më 16 shtator, Rama: Hapen 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim

Ndërkohë që në fund, Rama thekson se tashmë është vendosur dhe një gur kilometrik në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE. 

13 Shtator 2025, 09:00 Nga I.A
Konferenca e radhës me BE më 16 shtator, Rama: Hapen 4 kapituj të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të martën më datë 16 shtator do të hapën 4 kapitujt e tjerë të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Me anë të një postimi në Facebook, Rama thekson se këto 4 kapituj do tu shtohen 24 kapitujve të tjerë që janë hapur. Ndërkohë që në fund, Rama thekson se tashmë është vendosur dhe një gur kilometrik në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE. 

Postimi i Plotë:

TJETËR LAJM I MIRË - Shqiperia nuk ndalet Te marten, date 16 shtator, Presidenca Daneze e BE-se na fton që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapim edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim, të cilët u shtohen 24 kapitujve që kemi hapur në vetëm 11 muaj - një rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash. Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qendrueshme, mbi fusha te rendësisë jetike, si Transporti, Energjia, Rrjetet Transeuropiane dhe Mjedisi, janë tanimë në tryezë. U vendos edhe tjetër gur kilometrik në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE

Takimi do të shërbejë për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi Grupin 4 ‘Axhenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme’, duke përfshirë Kapitullin 14 (politika e transportit), 15 (energjia), 21 (rrjetet trans-evropiane) dhe 27 (mjedisi dhe ndryshimet klimatike).

edi rama

Sondazh

Poll