Aktualitet

Merr flakë banesa gjatë natës, shkak dyshihet shkëndijë elektrike

Ndërkohë që fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe jo në lëndime në njerëz.  

13 Shtator 2025, 10:39 Nga I.A
Merr flakë banesa gjatë natës, shkak dyshihet shkëndijë
Foto Ilustruese

SHKODËR- Një banesë ka marrë flakë gjatë natës në Shkodër. Mësohet se banesa ka marrë flakë gjatë natës, duke u shkrumbuar. Ndërkohë që fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe jo në lëndime në njerëz.  

"Rreth orës 01:30, në lagjen “Ndoc Mazi”, dyshohet se, për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gj. Q. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit,” thuhet në njoftimin e policisë.

merr flake banesa ne shkoder

Sondazh

Poll