12 Shtator 2025, 23:00
Nga DOSJA

KOSOVË- Policia e Kosovës për rajonin e veriut ka njoftuar se, nga 1 nëntori, pronarët e automjeteve me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në Kosovë më gjatë se tre muaj.
Ky vendim pritet t’i prekë veçanërisht pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë, të cilët shpesh përdorin automjete me targa të Serbisë.
Një pjesë e qytetarëve, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i ndaluar targat serbe me shkurtesa të qyteteve të Kosovës – si KM (Mitrovica e Kosovës), PR (Prishtina) e të ngjashme – i kanë riregjistruar automjetet në ndonjë qytet të Serbisë dhe kanë qarkulluar me autorizim.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se një gjë e tillë nuk do të lejohet më, pasi është në kundërshtim me ligjin.
“Nuk do të mundë të qarkullojnë më makinat nga Serbia vetëm me autorizim”, theksoi ai, duke sqaruar se kjo vlen për ata që kanë përdorur automjete të tilla me dokumente kosovare.
Në Serbi autorizimet për automjete lëshohen në bazë të letërnjoftimit dhe lejes së qarkullimit.
Në praktikë, kjo do të thotë se serbët e Kosovës, të cilët nuk e kanë ndryshuar vendbanimin në sistemin serb dhe qarkullojnë me targa të një qyteti në Serbi, figurojnë në autorizim me të dhënat e letërnjoftimit të lëshuar nga organet e Serbisë për qytetet në Kosovë – dokumente që autoritetet kosovare nuk i njohin.
Elshani rikujtoi se edhe vitin e kaluar Ministria e Brendshme kishte trajtuar këtë problem dhe se tani zgjidhja është që shtetasit e Kosovës me makina me targa serbe t’i riregjistrojnë ato me targa të Kosovës - RKS.
Ndërkaq, shtetasit me dokumente serbe do të duhet të largohen nga Kosova çdo tre muaj.
“Duhet të regjistrohet hyrja në kufi, kështu e parasheh ligji”, tha ai, duke shtuar se gjoba për mosrespektim do të jetë 200 euro dhe do të vlejë për të gjithë, përveç rasteve të veçanta që mund të aplikohen për institucione të caktuara.
Si shembull përjashtimi, Elshani përmendi automjetet e urgjencës të institucioneve shëndetësore që funksionojnë në sistemin e Serbisë në Kosovë.
“Do të shohim nëse do të gjendet ndonjë zgjidhje për to”, tha ai.
Ndërrimi i targave serbe me ato kosovare ka qenë një prej çështjeve më të ndjeshme që ka shkaktuar tensione në veri të Kosovës. Pikërisht për këtë arsye, pjesëtarët e komunitetit serb, me nismën e Listës Serbe, kishin braktisur institucionet e Kosovës në veri./REL
kosove policia
Aktualitet
12 Shtator 2025, 22:47
E. D
TIRANË- Prej më shume se tre vitesh emisioni Piranjat është angazhuar seriozisht për kapjen, demaskimin dhe çuarjen përpa...
Aktualitet
12 Shtator 2025, 22:44
E. D
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” i ka fillesat e saj afërsisht një shekull më parë. Nëse i kthehemi ...
Aktualitet
12 Shtator 2025, 22:43
E. D
Vrasja e një nëne 36-vjeçare në Volos në gusht tronditi të gjithë komunitetin grek. Burri i saj 40-vjeçar e vrau a...
Aktualitet
12 Shtator 2025, 22:33
E. D
babai dhe dy vajzat
TIRANË- Riza Dhimaku, babai i dy vajzave të reja Elvira dhe Rozina që humbën jetën në aksidentitn tr...
Aktualitet
12 Shtator 2025, 21:45
E. D
foto ilustruese
GJILAN- Agresiviteti mes të miturve është kthyer në një fenomen të përsëritur dhe shqetësues p...
Aktualitet
12 Shtator 2025, 21:44
E. D
Sonila Meco
E dini çfarë më bezdis më shumë? Që në vitin 2025, në një kohë kur njerëzit në mb...
Aktualitet
12 Shtator 2025, 21:40
E. D
foto nga emisioni
ROSKOVEC- Më datë 22 janar 2025, bashkia Roskovec hapi tenderin me fond limit 112 mijë e 500 euro për të instalu...
Aktualitet
12 Shtator 2025, 21:21
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Emisioni “Stop” në Tv Klan ndodhet në Krushovë të Skraparit, ku takoi çiftin Myzafer d...
Aktualitet
12 Shtator 2025, 21:19
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një çift të moshuarish në zonën e Freskut, Tiranë, kaluan dy netë në rrugë, pa...
Aktualitet
12 Shtator 2025, 21:16
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Në mes të një vere me temperatura ekstreme, kur termometri i kaloi 40 gradë, kryeministri ndërmori n...