Aktualitet

Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën 47-vjeçarja, tre të tjerë të plagosur

Nga aksidenti, ka mbetur e vdekur një 47-vjeçare, ndërkohë që tre të tjerë janë të plagosur. 

13 Shtator 2025, 08:36 Nga I.A
Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën 47-vjeçarja,
Aksident

LUSHNJE- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Cermë Sektor. Një makinë ka humbur kontrollin në orët e para të mëngjesit dhe ka dalë nga rruga. Nga aksidenti, ka mbetur e vdekur një 47-vjeçare, ndërkohë që tre të tjerë janë të plagosur. 

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit: F.M., 63 vjeç, banues në Çermë Sektor, pasi mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, në fshatin Cermë Sektor, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjeti, i cili ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja M. S., 47 vjeçe, si dhe janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, pasagjerët A. M., 37 vjeçe, një shtetas 15 vjeç, si edhe vet drejtuesi i automjetit. 

aksident

Sondazh

Poll