Aktualitet

Dëshmia tronditëse e nënës së 13-vjeçares për pedofilin nga Trushi: Çfarë zbulova kur... Si shfajësohet “hamshori” kur bie në rrjetën e Piranjave

Predatorët seksualë që nuk kursejnë as fëmijët e mitur, janë gjatë gjithë kohës prezentë në rrjetet sociale, në kërkim të viktimës së radhës e të gatshëm të përfitojnë nga pafajësia e të miturve, siç është rasti i Gazmendit, një 43-vjeçar nga fshati Trush, rreth 10 km nga qyteti i Shkodrës, i cili u denoncua nga nëna e terrorizuar e një vajze 13-vjeçare.

12 Shtator 2025, 22:47 Nga E. D

Dëshmia tronditëse e nënës së 13-vjeçares

TIRANË- Prej më shume se tre vitesh emisioni Piranjat është angazhuar seriozisht për kapjen, demaskimin dhe çuarjen përpara drejtësisë të pedofilëve, të cilët me aktivitet intensiv në rretjet sociale dhe pa u shqetësuar aspak bëjnë biseda me përmbajtje erotike me vajza nën moshë, duke i paraprirë një kontakti të mundshëm fizik me këto të fundit.

Pavarësisht angazhimit të Piranjave dhe bashkëpunimit të ngushtë me policinë për kapjen e tyre, realiteti virtual vazhdon të mbetet i njëjtë.

Predatorët seksualë që nuk kursejnë as fëmijët e mitur, janë gjatë gjithë kohës prezentë në rrjetet sociale, në kërkim të viktimës së radhës e të gatshëm të përfitojnë nga pafajësia e të miturve, siç është rasti i Gazmendit, një 43-vjeçar nga fshati Trush, rreth 10 km nga qyteti i Shkodrës, i cili u denoncua nga nëna e terrorizuar e një vajze 13-vjeçare.

Mesazhet që 43-vjeçari i dërgonte vajzës së mitur, duke u hequr si një i ri, 15 vite më i vogël, tregonin qartësisht qëllimet e tij, pavarësisht se e dinte fare mirë se me kë kishte të bënte.

Prandaj, në këto kushte nëna kërkoi bashkëpunimin e Piranjave, për të mbajtur nën kontroll llogarinë e “Instagramit” që mbante vajza.

Për të nisur një bisedë, e cila po të ishte bërë vërtet me 13-vjeçaren, do të kishte padyshim pasoja të rënda për këtë të fundit.

Kjo ishte vetëm një pikënisje  sepse në vijim Gazmendi shpalos me shumë pasion vetitë e tij prej hamshori në formën më vulgare dhe të neveritshme.

Të gjitha këto tekste dhe audio supozohet t’i dërgoheshin një 13-vjeçareje, e cila në mendjen e tij të sëmurë ishte thjesht një lodër erotike, me të cilën mund të çlironte fantazitë e ndrydhura seksuale.

Por siç u tha edhe më lart jemi ende në fazën e parë të një komunikimi pervers, që do të zgjaste për disa javë me radhë.

Në bisedat me pedofilin kuptohet diçka, audiot që dërgon darkave janë të gjitha me zë të ulët, mesa duket nga frika e familjes, ndërkohë që gjatë ditës komunikimi i tij bëhet më i guximshëm, madje herë herë edhe urdhërues.

Mesa duket, fakti që duhet të nxitojë për në shtëpi e bën edhe më nervoz, gjë që e demonstron në mesazhet zanore që dërgon.

Më pas pendohet!

Këto përgjërime ndaj 13-vjeçares, befas shoqërohen me foton e një moshatareje të saj, me të cilën 43-vjeçari pretendon se ka komunikim.

Por për fat të mirë, kjo foto është marrë nga internet dhe me vajzën e mitur që na e tregon me krenari, ai nuk ka asnjë lidhje.

Megjithatë, kulmi arrin kur ai na propozon një raport intim, duke përfshirë një person të tretë. Që në realitet është bashkëshortja e tij, aspak në dijeni të këtyre bisedave të neveritshme të burrit.

Humori i maniakut ndryshon në varësi të vëmendjes sonë. Ka momente kur indiferenca e acaron dhe tekstet e njëpasnjëshme që dërgon janë tepër agresive.

Por ka edhe momente kur kërkon të takojë kushërirën imagjinare të vajzës 13-vjeçare, të cilën Piranjat ia kanë përmendur gjatë komunikimit.

Ky individ nuk ka asnjë limit në perversitetin e tij. Kërkon raporte intime me një fëmijë, shpërndan fotot e një moshatareje të saj, të vjedhur në internet, dërgon pa pushim imazhe me përmbajtje pornografike, përfshirë edhe fotot që bën çdo natë në banjon e shtëpisë.

Madje arrin deri aty saqë përfshin bashkëshorten, pa dijeninë e saj, duke na e prezantuar si një nga të dashurat e shumta që ka. Madje kaq shumë e ka krijuar këtë ide të gënjeshtërt, saqë në komunikimet me vajzën e mitur, duke u hequr si një i ri beqar kërkon një raport të qëndrueshëm dhe afatgjatë.

Ditë pas dite komunikimi eshtë bërë intensiv dhe pedofili ka krijuar bindjen që vajza tashmë do t'i plotësojë çdo kërkesë perverse të tij, prandaj për ta patur sa më nën kontroll, vendos të dergojë numrin e telefonit, për të nisur një seri të pafundme bisedash në “WhatsApp”. 

Prandaj nuk mbetet zgjidhje tjetër, përveçse në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës, Piranjat të udhëtojnë drejt fshatit Trush, atje ku maniaku banon me gruan dhe familjen.

Sapo gazetarët afrohen pranë banesës, Gazmendi shfaqet në hyrje të shtëpisë dhe sapo sheh prezencën e policisë, menjëherë futet brenda dhe gruaja e tij komunikon që është arratisur nga dritarja.

Në këto kushte agjentët e komisariatit bashkë me grupin e Piranjave e ndjekin nga pas, deri në momentin që 43-vjeçari pajtohet me fatin e tij.

Gazmendi përpiqet të bëjë të penduarin përballë kamerës, por duket qartë që kjo është vetëm një lojë e tij për t’u shfajësuar.

Ndërsa, Gazmendi është shoqëruar nga agjentët e policisë, gruaja e tij ka diçka tepër të rëndësishme për të thënë. Ajo shprehet se bashkëshorti i saj këto raste i ka të përsëritura dhe se e gjithë bashkëjetesa e tyre ka qenë mes konflikteve dhe dhunës në familje.?PIRANJAT.AL

Sondazh

Poll