Aktualitet

Anti-KÇK/ OFL-të ‘zhbirilojnë’ kompleksin ‘Golden’ në Shijak, Altin Hajrit i sekuestrohen edhe 3 shtëpi dhe 1 pikë

3 Shkurt 2020, 14:45 Nga DOSJA
Anti-KÇK/ OFL-të ‘zhbirilojnë’ kompleksin

TIRANË – Altin Hajri është në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen makabre të Jak (Jani) Prengës më 17 janar, por efektivët e “Operacioni Forca e Ligjit” kanë zbarkuar në pronën e tij në Shijak, “Golden”.  Ligji Anti-KÇK ka sekuestruar kompleksin “Golden” pranë Shijakut, tre shtëpi në emrin e tij dhe pikën e karburantit “Alti Oil 2008”.

Sekuestrimi i pasurisë në këtë rast parashikohet në nenin 19 të ligjit Anti-KÇK që vjen drejtpërdrejt nga Policia e Shtetit, pasi konsiderohet si rast emergjence. Mësohet se dosja për hetim ka kaluar menjëherë në Prokurorinë e Posaçme, gjithashtu e njohur si SPAK. 

Pasi SPAK të përfundojë hetimet, të gjitha të dhënat do t’i kalojnë për gjykim Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për të shqyrtuar provat. Nga momenti që dosja do të bjerë në dorën e gjyqtarëve, GJKKO-ja do të ketë vetëm 15 ditë kohë për të marrë një vendim.

Deri më tani në duart e OFL-së kanë rënë 150 subjekte, ndërsa në total 250 të tilla do të duhet që të justifikojnë pasurinë e tyre. 

Kryeministri Edi Rama, prezantoi dje aksionin dhe paketën ‘Anti-KÇK’. Rama tha se  paketa “Anti KÇK” do t’ua bëjë jetën ferr kriminelëve. Kryeministri nënvizoi se prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar do të pezullohen brenda 3 ditësh. Paketa parashtron se çdo pasuri që nuk do të justifikohet, do të sekuestrohet. Ndërsa për mjetet motorrike luksoze, në paketë thuhet se do t’u vihen në dispozicion Policisë së Shtetit. Rama, platformën anti KÇK e ka prezantuar gjatë vitit 2019 dhe ka thënë se do jetë një paketë ligjore kundër krimit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin hajri anti-kçk-ja zbret në terren kçk ofl altin hajri anti-kçk-ja zbret në terren kçk ofl

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shkurt 2020, 11:16

Tiranë– Në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për dosjen 339, pjesë e së cilës është edhe laboratori i gjetur në fshatin Brenogë të Hasit, janë zbard...