Aktualitet

“Po na myken mushkëritë nga lagështia”/ Familja me 4 anëtarë në Belsh jeton në çadër, apel shtetit: Na ndihmoni me

3 Shkurt 2020, 14:30 Nga DOSJA
“Po na myken mushkëritë nga lagështia”/ Familja me 4

BELSH– Familja Kullolli nga fshati Çestiani i Belshit vijon të qëndrojë ende në çadra që prej tërmetit të 21 shtatorit. 4 anëtarët e kësaj familje ndodhen në kushte të vështira ekonomike. Ata shprehen se  nuk kanë marrë asnjë lloj ndihme nga emergjencat apo bashkia, si dhe as ushqime apo veshmbathje që u janë premtuar. Ata thonë se nuk mund të qëndrojnë më në çadër, pasi lagështia po u bëhet shkas për sëmundjen e mushkërive. Kjo familje i bën apel shtetit ta ndihmojë me një strehë.

“Jetoj në çadër që prej 21 shtatorit. Familja ime dhe unë jemi në hall të madh. Emergjenca na harroi, 10 dite pas tërmetit na thanë se do të na sillnin krevate, ushqime dhe veshmbathje, por asgjë deri tani. Po na myken mushkëritë nga lagështia.  I lutemi shtetit të na ndihmojë me një strehë”, shprehet Fatmir Kullolli.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet belsh familja kullolli fatmir kullolli belsh familja kullolli fatmir kullolli

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shkurt 2020, 11:16

Tiranë– Në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për dosjen 339, pjesë e së cilës është edhe laboratori i gjetur në fshatin Brenogë të Hasit, janë zbard...

Aktualitet 3 Shkurt 2020, 09:43

TIRANE- Operacioni Forca e Ligjit bashkë me efektivët e përzgjedhur kanë nisur tashmë punën në kuadër të paketës “anti-KÇK”, ose siç njihet ‘Kap &...