12 Shtator 2025, 21:19
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një çift të moshuarish në zonën e Freskut, Tiranë, kaluan dy netë në rrugë, pasi u dëbuan nga banesa me qira ku qëndronin. Sipas tyre, u nxorën me forcë dhe u dhunuan nga pronari i shtëpisë, i cili nuk pranonte të lidhte kontratë qiraje. Dokument i domosdoshëm për të përfituar bonusin e qirasë si familje e pastrehë.
Historia u bë publike falë një denoncimi qytetar në emisionin “Fiks Fare”, që gjeti fillimisht rrobat dhe pajisjet e çiftit jashtë pallatit dhe më pas dokumentoi edhe kushtet e rënda në të cilat ndodheshin të moshuarit.
Të nesërmen, çifti u gjet në rrugë. Burri ulur në një karrige dhe gruaja e mbështjellë me një jorgan. Zonja tregoi për dhunën fizike që kishte pësuar, shenjat e saj dhe problemet shëndetësore kronike që kërkojnë trajtim të vazhdueshëm.
Çifti tregoi se janë përfitues të bonusit të qirasë si familje e pastrehë dhe për këtë arsye u kërkohej kontratë me qiradhënësit. Ata pretenduan se pronari i banesës nuk pranoi të bënte kontratë, ndaj lindi konflikti. Sipas zonjës, ajo u dhunua dhe u nxor me forcë jashtë banesës. Ajo tregoi shenja të nxira në kofshë, duke thënë se ishte goditur nga katër persona.
Zotëria u shpreh se nuk i kishte treguar fëmijëve për ngjarjen nga frika se mos lindnin konflikte të tjera. Ushqimin gjatë ditëve që qëndruan jashtë e kishin marrë nga fqinjët.
Pas transmetimit të rastit, autoritetet sociale ndërhynë menjëherë. Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social dhe Njësia Administrative nr. 12 e sistemuan çiftin në një qendër sociale në zonën e “5 Majit”, ku do të qëndrojnë përkohësisht. Çifti mori edhe pjesën tjetër të plaçkave nga banesa dhe falënderoi publikisht emisionin investigativ “Fiks Fare” për ndihmën e dhënë./Top Channel
Aktualitet
12 Shtator 2025, 21:16
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Në mes të një vere me temperatura ekstreme, kur termometri i kaloi 40 gradë, kryeministri ndërmori n...
Aktualitet
12 Shtator 2025, 20:13
Klodian Tomorri
Ndërsa shqiptarët u dehën një ditë më parë me propagandën se si një algoritëm i pakorruptueshëm do t'i ...
Aktualitet
12 Shtator 2025, 20:06
E. D
pamje nga vendngjarja
VALBONË- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), pas aksionit në Theth ka nisur një aks...
Aktualitet
12 Shtator 2025, 19:48
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Në vitin e largët 2001, Shqipëria kishte një popullsi rezidente prej mbi 3 milionë banorësh dhe ...
Aktualitet
12 Shtator 2025, 18:49
I.A
Fitim Dumani
SHBA- "SPAK e tërhoqi urdhrin e arrestit ndaj Taulant Ballës, i cili – sipas Dumanit – e mbron Suel Çelën". ...
Aktualitet
12 Shtator 2025, 16:33
E. D
foto ilustruese
BERAT- Gjykata e Shkallës së Parë e Jurisdiksionit të Përgjithshëm në Berat ka cakt...
Aktualitet
12 Shtator 2025, 15:57
I.A
Nuredin Dumani
TIRANË- Drejtoria e Burgjeve ka deklaruar se gjendja shëndetësore e të penduarit të Drejtësisë Nuredin Du...
Aktualitet
12 Shtator 2025, 14:53
I.A
KOSOVË- Autoritetet në Kosovë njoftuan se është arrestuar një person i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të krim...
Aktualitet
12 Shtator 2025, 14:37
I.A
KOSOVË- Inspektorati i Komunës së Mitrovicës së Veriut ka pezulluar punën e Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Fo...
Aktualitet
12 Shtator 2025, 12:53
I.A
Tiktok
ZVICËR- Gazeta zviceriane Neue Zuercher Zeitung i ka kushtuar një artikull ndalimit të TikTok në Shqipëri. Teksa kan&e...