Politike

Prania e ambasadorëve në seancë/ Berisha: Unë thashë që këtu janë kartelet e drogës, të vret Zoti po të mos e thuash këtë

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se të gjithë punën në Kuvend e ka me qytetarët dhe jo me ambasadorët.

12 Shtator 2025, 10:43 Nga I.A
Prania e ambasadorëve në seancë/ Berisha: Unë thashë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i opozitës, Sali Berisha, u pyet nga gazetarët nëse qëndrimi i tij në seancën e parë të Kuvendit sot, kishte lidhje me praninë e ambasadorëve në sallë. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se të gjithë punën në Kuvend e ka me qytetarët dhe jo me ambasadorët.

“Po lëreni, çfarë punë kisha unë me ata? Unë kisha punë me qytetarët e mi. Ata ishin të pranishëm dhe unë thashë që këtu janë kartelet e drogës. Atë nuk mund të mos e thosha. Të vret Zoti po të mos e thuash atë,” tha Berisha.

sali berisha seance plenare 12 shtator 2025

Sondazh

Poll