Rama publikon FOTO-ALBUMIN me kabinetin e ri qeverisës: Për Shqipërinë 2030
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme foto-albumin me anëtarët e rinj të kabinetit. Me anë t...
Seanca do të drejtohet nga deputeti Vasil Lajo, një prurje e re në grupit parlamentar socialist. 67-vjeçari e pranoi këtë rol të përkohshëm, pasi dy deputetët më të moshuar se ai, Sali Berisha dhe Tritan Shehu të Partisë Demokratike refuzuan ta bëjnë këtë.
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot, 12 shtator, në orën 10:00. Deputetët e PS-së dhe të PD-së do t’i drejtohen Parlamentit për tu betuar. Në sallë do të ulen 140 deputetë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë. Seanca do të drejtohet nga deputeti Vasil Lajo, një prurje e re në grupit parlamentar socialist.
67-vjeçari e pranoi këtë rol të përkohshëm, pasi dy deputetët më të moshuar se ai, Sali Berisha dhe Tritan Shehu të Partisë Demokratike refuzuan ta bëjnë këtë. 140 deputetët e legjislaturës së 11 do të hyjnë në Parlament paradite, teksa i mirëpresin rojet ceremoniale dhe himni kombëtar.
Deputeti Llajo do të çelë seancën konstituuese dhe do të ngrihet një komision për verifikimin e mandateve. Ai do të shqyrtojë dosjet e deputetëve të sjella nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, proces ky me natyrë burokratike. Derisa komisioni të bëjë punën e tij, deputetët e rinj do të largohen dhe do të rikthehen pasdite. Në pjesën e dytë të seancës plenare, drejtuesi Llajo do të thërrasë një nga një emrat e 140 deputetëve për t’u betuar.
Më pas, mazhoranca socialiste do të propozojë emrin për kryetar Kuvendi, i cili u mësua një ditë më parë (11 Shtator) dhe është Niko Peleshi, pasi kryesocialisti Edi Rama e shpalli në mbledhjen e partisë. Kuvendi do të organizojë një votim të fshehtë me fletë votimi letre dhe kuti, ku votat do të numërohen një nga një.
Komisioni do të shpallë kryetarin e zgjedhur të Kuvendit dhe në këtë moment, Llajo do t’i lirojë vendin drejtuesit të vërtetë të Parlamentit, i cili do të mbajë fjalën zyrtare. Në të gjitha këto pjesë të seancës plenare të së premtes nuk lejohet debat me opozitën.
Ndërsa në seancën e radhës, që do mbahet të hënën kryeministri Edi Rama do t’i paraqesë Kuvendit përbërjen e qeverisë së re dhe programin qeverisës. Pas votëbesimit, kabineti i “Rama 4” do të shkojë për dekretim dhe betim tek presidenti Bajram Begaj.
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme foto-albumin me anëtarët e rinj të kabinetit. Me anë t...
Edi Rama TIRANË- Agjencia amerikane e lajmeve Reuters i ka kushtuar një artikull vendit tonë, lidhur me Diellën që kryeministri Ed...
Ilir Alimehmeti TIRANË- Ilir Alimehmeti ka folur rreth përbërjes së kabinetit të ri qeveritar që u prezantuar mesditën...
Vjosa Osmani KOSOVË- E para e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, u përball me kritika nga organizatat që mbrojnë të drej...
Ilir Meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka quajtur të drejtë vendimin e liderit të opozit&eum...
pamje nga takimi BRUKSEL- Rundi i ri i dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka përfuduar p...
Igli Hasani TIRANË- Igli Hasani ka reaguar, pasi ai nuk do të jetë në krye të Ministrisë së Jashtme, por...
Ulsi Manja TIRANË- Ulsi Manja ka deklaruar se është kënaqësi që detyrën si ministër i Drejtësis&eum...
Edi Rama TIRANË- Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që ka një ministër të IA-së...
Elisa Spiropali TIRANË- Elisa Spiropali ka reaguar pas konfirmimit nga Kryeministri Edi Rama për emërimin e saj si Ministre p&eum...