Bota

Parlamenti Evropian refuzoi të mbajë një minutë heshtje për Charlie Kirk/ Eurodeputetët përplasin tavolinat (VIDEO)

Kirk, 31 vjeç, i cili ishte i njohur për pikëpamjet e tij konservatore dhe mbështetjen për Presidentin e SHBA-së Donald Trump, u vra ndërsa fliste para studentëve në Universitetin e Utahut.

11 Shtator 2025, 17:08 Nga E. D
Parlamenti Evropian refuzoi të mbajë një minutë heshtje
pamje nga vendngjarja

SHBA- Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola, ka hedhur poshtë një propozim për një minutë heshtje në nder të aktivistit konservator Charlie Kirk, i cili u vra të mërkurën në Universitetin e Utahut. Propozimi u paraqit nga eurodeputeti i Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë (ECR), Charlie Weimers, si një akt simbolik për të mbrojtur lirinë e fjalës.

Kirk, 31 vjeç, i cili ishte i njohur për pikëpamjet e tij konservatore dhe mbështetjen për Presidentin e SHBA-së Donald Trump, u vra ndërsa fliste para studentëve në Universitetin e Utahut. Propozimi për një minutë heshtje u prit me rezistencë, pasi Metsola e hodhi poshtë veprimin, duke cituar rregulloren e procedurës së Parlamentit e cila përcakton që minutat e heshtjeve shpallen nga Presidenti në fillim të seancës plenare, e cila u zhvillua të hënën. Sipas zëdhënësit të Presidencës, që të zbatohet një minutë heshtje, duhet të paraqitet një kërkesë nga një grup politik.

roberta metzola eurodeputetët

Sondazh

Poll