Bota

Mbështetësi i tij u qëllua me armë zjarri/ Trump: Të gjithë duhet të lutemi për Charlie Kirk

Kirk ishte atje për të marrë pjesë në Turneun Amerikan të Kthimit, të organizuar nga dega e Luginës së Utah-s.

10 Shtator 2025, 22:33 Nga E. D
Mbështetësi i tij u qëllua me armë zjarri/ Trump: Të
Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar ndaj lajmit se Charlie Kirk është qëlluar me armë zjarri. Kirk ishte atje për të marrë pjesë në Turneun Amerikan të Kthimit, të organizuar nga dega e Luginës së Utah-s.

“Të gjithë duhet të lutemi për Charlie Kirk, i cili është qëlluar me armë zjarri. Një djalë i shkëlqyer nga fillimi deri në fund. Zoti e bekoftë!”, shkroi ai në Truth Social.

Ndërkohë zëvendëspresidenti J.D. Vance i shkroi X: "Le të lutemi për Charlie Kirk, një njeri vërtet i mirë dhe një baba i ri."

Po ashtu ka reaguar edhe Drejtori i FBI-së, Cass Patel, i cili tha: "Po i monitorojmë nga afër raportet për vrasjen e Charlie Kirk. Mendimet tona janë me Charlien, të dashurit e tij dhe të gjithë të prekurit. Agjentët do të mbërrijnë shpejt në vendngjarje dhe FBI mbështet plotësisht reagimin dhe hetimin e vazhdueshëm."

Ndërsa sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, shkroi në mediat sociale: "Lutje për Charlie Kirk. Një i krishterë, amerikan dhe qenie njerëzore e pabesueshme. Dora shëruese e Jezu Krishtit e bekoftë atë." "Të duam, Charlie Kirk. Lutemi për ty".

Charlie Kirk, një nga zërat më të njohur të krahut konservator amerikan dhe themelues i organizatës Turning Point USA, ishte në Universitet për të mbajtur një fjalim në kuadër të një turneu studentor. Ai njihet për mbështetjen e tij të fortë ndaj Presidentit Donald Trump dhe ka ndjekës të shumtë në platformat sociale – mbi 5.2 milionë në X dhe 7.3 milionë në TikTok.

donald trump

Sondazh

Poll