Bota

VIDEO/ Qëlloi me armë zjarri aktivistin dhe mbështetësin e Trump, momenti kur vihet në pranga autori

Në pamjet e shpërndara në rrjet, shihen momentet ku Kirk qëllohet me një plumb në qafë, ndërsa një lum gjaku rrjedh duke treguar se me shumë mundësi plumbi ka prekur një nga arteriet. Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet kur policia arreston autorin e ngjarjes së rëndë. 

10 Shtator 2025, 22:22 Nga E. D
VIDEO/ Qëlloi me armë zjarri aktivistin dhe mbështetësin e
pamje nga vendngjarja

SHBA- Pak më parë u raportua për të shtëna me armë zjarri në SHBA, ku në shënjestër ka qenë një nga aleatët dhe mbështetësit e presidentit Donald Trump, Charlie KirK. Në pamjet e shpërndara në rrjet, shihen momentet ku Kirk qëllohet me një plumb në qafë, ndërsa një lum gjaku rrjedh duke treguar se me shumë mundësi plumbi ka prekur një nga arteriet. Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet kur policia arreston autorin e ngjarjes së rëndë. 

BBC shkruan se në momentin kur u qëllua Kirku gruaja dhe dy fëmijët e komentatorit ishin në kampusin e universitetit me të.

"Lutuni për [Kirk] gruan e tij Erika, dy fëmijët e tyre dhe të gjithë ata që ishin të pranishëm në Universitetin e Luginës së Utah", shkroi senatori i Oklahomës, Markwayne Mullin, në Twitter.

 

shba

Sondazh

Poll