Politike

Ermal Dredha dha dorëheqjen, Rama: Është më i miri prej tyre, por u zbut shumë

Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se Dredha është më i miri prej drejtorëve që kanë qenë në Vlorë.

11 Shtator 2025, 12:23 Nga I.A
Ermal Dredha dha dorëheqjen, Rama: Është më i miri prej
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar dorëheqjen e Ermal Dredhës nga kryetar i Bashkisë Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se Dredha është më i miri prej drejtorëve që kanë qenë në Vlorë. Ndërkohë që ka theksuar se fakti që Dredha ka qenë shumë kohë jashtë si diplomat, është zbutur shumë. 

"Vetkënaqësi labe e mbingakruar me re në pantallonat e qytetit, dembelizëm dhe karshillëk nga qytetarëve të Vlorës. Të tërë hipur mbi shpatullat e qeverisë në kuptimin që qevera investon mbi Vlorën. E gjithë kjo situatë do të ishte gabim nëse do të lidhej me kryetarin e bashkisë i cili në atë situatë është më i miri. Nëse lidhet me kryetarin e bashkisë bëhet gabimi tjetër që ja lëmë vetëm Vlorës, nuk është vetëm Vlora. Dorëheqja e Ermalit është treguesi i një njeriu që e ndjen, e do Vlorën dhe i vetmi problem që ka është që duke ndenjur ër një kohë të gjatë jashtë Vlorës u zbut më shumë seç duhet për të përballuar aravenë," tha Rama.

edi rama ermal dredha

Sondazh

Poll