Politike

"Opozitën e kam në shtëpi"/ Rama i ashpër me të vetët: Nëse doni të punësoni familjarët, lini mandatin e deputetit

Gjatë fjalës së tij, Rama është treguar i ashpër me deputetët e tij, duke deklaruar se nëse duan që të punësojnë familjarë në administratë, duhet që të lejnë mandatin e deputetit.

11 Shtator 2025, 12:34 Nga I.A
"Opozitën e kam në shtëpi"/ Rama i ashpër me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur për opozitën, ka theksuar se Opozitën e vërtetë e ka në shtëpi. Gjatë fjalës së tij, Rama është treguar i ashpër me deputetët e tij, duke deklaruar se nëse duan që të punësojnë familjarë në administratë, duhet që të lejnë mandatin e deputetit. Rama shtoi se familjarët e deputetëve nuk mund të kërkojnë avantazhe nga qeveria e tyre. 

“Për ta merituar Vlorën sadopak, duhet të jesh ushtar i atij populli. Duhet të kesh talent, dhe pikërisht pse nuk është vetëm Vlora, por Vlora bie në sy më shpesh se të gjithë të tjerët, ka ardhu koha të ngremë komision etike në çdo bashki, që duhet të trajtojë fenomen gërryes, poshtërues për njerëzit, duke filluar nga qendra, nga qeveria dhe grupi parlamentar, bashki, nepotizimi, lidhjet e gjakut në pozicionet drejtuese. Familjarët e një pjese këtu kanë meritë që na mbështesin. Personalisht nga vetja, ata i bëjnë heronj që më kanë mua në shtëpi. Përballojnë shumë më tepër, më shumë se sa përballoj unë me ta. Familjarët nuk mund të kërkojnë avantazhe nga pushteti ynë. Njeriu duhet të vlerësohet sipas meritës. Deputetë që bëjnë çoka për të sistemuar njëri apo tjetrin. Nuk duan t’ia dijnë që ato qoka janë thika pas shpine të prindërve, apo gjyshërve që zgjedhin të votojnë PS. Të përpiqesh të zbutësh efektet e nepotizmit, është si t’i hysh një rrjete më të shpifur se ajo e merimangës. Komisioni i etikës do bëjë këtë, do caktojë kornizën dhe kufijtë. Kjo punë është sakrificë, nuk është privilegj," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll