Aktualitet

E rëndë në Durrës, shtylla e dëmtuar në rrugë i merr jetën babait të tre fëmijëve

Mësohet se viktima është Fatbardh Kaloshi, baba i 3 fëmijëve.

11 Shtator 2025, 08:25 Nga I.A

E rëndë në Durrës, shtylla e dëmtuar në rrugë

DURRËS- Një 44-vjeçar ka vdekur ditën e sotme më Durrës, pas kontaktit me ujin dhe kabllot elektrike. Mësohet se viktima është Fatbardh Kaloshi, baba i 3 fëmijëve.

Biznese pranë zonës shprehen jashtë kamerave se prej një jave kanë raportuar rrezikun që mbarte shtylla e dëmtuar, por askush nuk është kujdesur për të.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 07:15, në lagjen nr. 6, Durrës, shtetasi B. K., 43 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

fatbardh kaloshi

Sondazh

Poll