"Janë duke i gjurmuar"/ Hoxha: Organizatat kriminale shqiptare operojnë brenda SHBA-ve
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për shtrirjen dhe fuqinë e organizatave kriminale shqiptare. I ftuar në "Çim ...
Kambisti, kishte si hije nga pas 3 personazhe të rrezikshëm. Nuredin Dumani, tregon me detaje përgatitijet për sulmin që duhej të kryhej brenda disa sekondash…
TIRANË- Dy muaj pas grabitjes së parë në Elbasan, Dumani hyri sërish në lojë. Kësaj here, objektivi ishte Skënder Roshi, një kambist nga Kavaja, një njeri që lëvizte çdo ditë me shuma të mëdha parash…
“Si punë e kishte gjet Ilirjan Feçi, se e njihte ai. E kishte komshi aty me motrën, e njihte edhe ja dinte lëvizjet. Planin pastaj e kemi bërë të gjithë bashkë një natë përpara. Pra ne kemi bër planin sonte, nesër në mëngjes kemi shkuar e kemi grabitur”.
Kambisti, kishte si hije nga pas 3 personazhe të rrezikshëm. Nuredin Dumani, tregon me detaje përgatitijet për sulmin që duhej të kryhej brenda disa sekondash…
“Ka qenë një burrë në moshë, 55–60 vjeç. 2–3 ditë përpara ngjarjes kemi nis përgatitjet për grabitjen. Në përgatitje kanë marrë pjesë unë, Gentjan Sharra, Talo Çela dhe Ilirjan Feçi. Përgatitjen e kemi bërë po në Kavajë, ke shtëpia e hallës Ilirjan Feçit”.
Objektivi, e kishte rutinë të nisej vetëm, me çantën me para të lidhur për dore. Nuk ruhej pasi nuk kishte pasur asnjëherë probleme. Derisa, një ditë që ishte si gjithë të tjerat, në fund të shkallëve e priti dhuna.
“Ekzekutorët kanë rrezikshmërinë më të madhe dhe me ta barazohen vetëm organizatorët, për shkak të ashpërsisë, për shkak të mungesës së empanisë, për shkak të shumë veprave të tjera që mund të kenë kryer po në të njëjtin rol.” u shpreh Kreshnik Myftari, pedagog.
“Rëndësia e bashkëpunëtorit të drejtësisë nqs. gjithmonë ai del i suksesshëm si hetim është e madhe sepse zbardh ngjarje të pazbardhura ose të cilat nuk i dihej autori në atë moment.” u shpreh Alfred Balla, avokat.
Dy goditje të befta me levë. Burri nuk kishte as kohë të kuptonte kush e goditi. Ra përmbys, pa bërë zë.
‘Unë i kam dalë përballë të më shihte mua, të dyshonte, sepse menduam që ai do më shihte mua, do dyshonte edhe Talo do ta godiste pa mëndje. Kemi pas levë në dorë, Talo ka pas një levë në dorë që e priste poshtë shkallës në zbritje. Edhe ai nuk e pa fare Talon, ai po më shikonte mua. I ka gjuajtur ke shkalla, i ka gjuajt dy herë surratit me levë. Ai ra në tokë direkt, siç ishte me fytyrë ra në totë, se ju thu edhe nofulla, ju shtrembua turiri’.
Doreza e çantës ishte e lidhur fort në dorën e kambistit. Në përpjekje për ta shkëputur, Nuredin Dumani i ka prerë edhe dorën me thikë. Pasi arritën të marrin paratë ata u larguan.
“Kur ka rënë poshtë, i ka gjuajtur edhe nja dy herë mbrapa ky, po s’ishte nevoja me i gjuajtur më, se ai kishte mbaruar në fakt. Për shpejtësi unë nuk munda ta pres mirë atë litarin edhe ja preva edhe dorën. Mund ta kemë prerë tre katër herë tek dora.”/Top Channel
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për shtrirjen dhe fuqinë e organizatave kriminale shqiptare. I ftuar në "Çim ...
foto ilustruese SHKODËR- Forcat Shqiponja të policisë së Shkodrës janë kërcënuar mbrëmjen e sotme nga dy...
Nuredin Dumani TIRANË- Një ditë, teksa Dumani rrinte përpara dyqanit të tij në “Nishtulla”, aty shkojnë Talo...
Nuredin Dumani TIRANË- Kjo është historia e vrasësit me pagesë më të rrezikshëm që ka njohur Shqipëria. H...
foto ilustruese TIRANË- Një situatë e pazakontë dhe shqetësuese ka dalë në dritë në shkollën 9-vje&ccedi...
foto ilustruese DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se një adoleshent...
foto ilustrese TIRANË- Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka miratuar largimin nga detyra të Kastriot Gurrës, nga posti i ...
foto ilustruese TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, i cili ka...
Erion Veliaj TIRANË- Avokatët e kryebashkiakut kanë reaguar, pasi SPAK dërgoi për gjykim dosjen e Erion Veliajt. Avokatë...
Air Albania Në një ndeshje emocionuese të zhvilluar dje në stadiumin “Air Albania”, Kombëtarja shqiptare arriti nj&eum...