Aktualitet

Rikthehen reshjet e shiut dhe stuhitë, parashikimi i motit për sot

Gjatë ditës pritet që vendi do të jetë i përfsirë nga reshjet e shiut, të cilat herë pas here të kthehet në rrebeshe dhe stuhi të forta por gjatë orëve të darkës pritet një përmirësim i kushteve atmosferike.

11 Shtator 2025, 07:27 Nga I.A

Rikthehen reshjet e shiut dhe stuhitë, parashikimi i motit për sot

TIRANË- Rikthehen kushtet e paqëndrueshme atmosferike në vendin tonë duke bërë që gjatë paradites deri të orët e vona të pasdites Shqipëria të jetë nën ndikimin e vranësirave.

Gjatë ditës pritet që vendi do të jetë i përfsirë nga reshjet e shiut, të cilat herë pas here të kthehet në rrebeshe dhe stuhi të forta por gjatë orëve të darkës pritet një përmirësim i kushteve atmosferike.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 16 km/h me drejtim nga veriu duke krijuar kështu dallgëzim 3-4 ballë në det.

moti

Sondazh

Poll