Aktualitet

“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në mes të Shkodrës, njëri prej tyre efektiv policie në FNSH

Menjëherë më pas efektivët janë vënë në ndjekje te tyre dhe i kanë shoqëruar në policinë vendore te Shkodrës.

10 Shtator 2025, 21:45 Nga E. D
“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona
foto ilustruese

SHKODËR- Forcat Shqiponja të policisë së Shkodrës janë kërcënuar mbrëmjen e sotme nga dy persona. Siç raportohet dy persona janë ndalur pranë forcave Shqiponja duke i kërcënuar me fjalë.

Konkretisht ato u janë drejtuar duke u thënë: Do t’ju hapim barkun me plumba. Bëhet me dije se njëri prej tyre është efektiv policie në FNSH, por në momentin e kërcënimit nuk ka qenë në shërbim policor.

Menjëherë më pas efektivët janë vënë në ndjekje te tyre dhe i kanë shoqëruar në policinë vendore te Shkodrës. Ndërkohë arsyet e këtij kërcënimi për efektivët e policisë janë ende të paqarta.

Uniformat blu janë duke marrë në pyetje dy të shoqëruarit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë./Dosja.al

shkoder

Sondazh

Poll