Bota

Protestat në Nepal/ Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë bëhet kryeministre e përkohshme

Më parë, shefi i ushtrisë së Nepalit, gjenerali Ashok Raj Sigdel, zhvilloi bisedime me figura të ndryshme në vend, përfshirë përfaqësues të protestuesve që detyruan kryeministrin K.P. Sharma Oli të jepte dorëheqjen.

10 Shtator 2025, 18:17 Nga E. D
Protestat në Nepal/ Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë
pamje nga protetsa

NEPAL- Ish-kryetarja e gjykatës së Nepalit, e vetmja grua që mban këtë post deri më sot, tha në një intervistë se kishte pranuar kërkesën e protestuesve të të njohur si “GenZ” për të kryesuar qeverinë. 73-vjeçarja Sushila Karki, ka deklaruar se të gjitha palët duhet të bashkohen për të gjetur një rrugëdalje nga kriza.

Më parë, shefi i ushtrisë së Nepalit, gjenerali Ashok Raj Sigdel, zhvilloi bisedime me figura të ndryshme në vend, përfshirë përfaqësues të protestuesve që detyruan kryeministrin K.P. Sharma Oli të jepte dorëheqjen.

"Shefi i ushtrisë ka nisur bisedime me parti të ndryshme dhe është takuar me përfaqësues të GenZ", tha zëdhënësi i tij, Rajaram Basnet.

Që nga e marta, gjenerali Sigdel u kishte bërë thirrje të gjitha grupeve të përfshira në protesta të qetësohen dhe të angazhohen në dialog. Presidenti i Nepalit, Ramchandra Poudel, gjithashtu i bëri thirrje të gjithë botës të punojë së bashku për të gjetur një zgjidhje paqësore për këtë situatë të vështirë në vend.

Ushtria po zbaton me rigorozitet një shtetrrethim të vendosur deri në njoftim të mëtejshëm. Ushtarë të armatosur, me tanke dhe automjete të blinduara, janë vendosur në rrugë, midis makinave të djegura dhe dyqaneve të plaçkitura.

Mijëra të burgosur u arratisën

Sipas policisë, më shumë se 13,500 të burgosur u arratisën nga burgjet ku mbaheshin gjatë trazirave antiqeveritare. Zëdhënësi i policisë, Binod Ghimire, tha se tre oficerë policie u vranë.

Pse u çuan të rinjtë në rebelim?

Sipas  Reuters, shumica e protestuesve ishin të rinj që shprehnin zhgënjimin ndaj dështimit të dukshëm të qeverisë për të luftuar korrupsionin dhe për të rritur mundësitë ekonomike. Për vite me radhë, mungesa e vendeve të punës ka shtyrë miliona njerëz të kërkojnë punë në vende të tilla si Malajzia, Lindja e Mesme dhe Koreja e Jugut, kryesisht në kantiere ndërtimi, me qëllim që të dërgonin para në shtëpi.

Nepali është përballur me paqëndrueshmëri politike dhe ekonomike që nga viti 2008, kur protestat çuan në heqjen e monarkisë. Kabineti i sigurisë i Indisë u mblodh gjithashtu vonë të martën për të diskutuar situatën në vendin fqinj.

 

protesta ne nepal

Sondazh

Poll