Bota

PAMJE TË RËNDA/ Qëllohet me armë zjarri aktivisti dhe mbështetësi i presidentit Donald Trump

Aktivisti konservator Charlie Kirk është qëlluar me armë zjarri ndërsa merrte pjesë në një aktivitet në Universitetin e Luginës së Utah-ut. Autori i vrasjes është arrestuar. 

10 Shtator 2025, 21:14 Nga E. D
PAMJE TË RËNDA/ Qëllohet me armë zjarri aktivisti dhe
foo ilustruese

SHBA- Një ngjarje e rëndë tronditi sot Universitetin e Utah Valley në SHBA, aktivisti konservator Charlie Kirk është qëlluar me armë zjarri ndërsa merrte pjesë në një aktivitet në Universitetin e Luginës së Utah-ut. Autori i ngjarjes së rëndë është arrestuar nga policia. 

Ai u pa duke u tërhequr mbrapa, ndërsa turma reagoi në panik dhe dhjetëra persona u larguan me shpejtësi. Gjendja shëndetësore e Charlie Kirk mbetet e paqartë për momentin, megjithëse burime pranë stafit të tij thanë se ai është dërguar me urgjencë në spital për trajtim.

Siç raportohet nga BBC, policia e kampusit konfirmoi të shtënat me armë ndaj Kirk, i cili është një aleat i Trump dhe kreu i grupit studentor konservator Turning Point USA. 

 

Charlie Kirk është një aktivist dhe komentator konservator amerikan. Ai është themelues, CEO dhe drejtues ekzekutiv i organizatës Turning Point USA (TPUSA), një grup i fokusuar te të rinjtë dhe politikat konservatore në universitete dhe shkolla të larta. Kirk është gjithashtu një mbështetës i fuqishëm i Presidentit Donald Trump.

Ai njihet për mbështetjen e tij të fortë ndaj Presidentit Donald Trump dhe ka ndjekës të shumtë në platformat sociale, mbi 5.2 milionë në X dhe 7.3 milionë në TikTok./Dosja.al

charlie kirk donald trump utah valley

Sondazh

Poll