Bota

Rusia: Nuk kishim planifikuar të godisnim objektiva në Poloni

Ministria e Mbrojtjes tha në një deklaratë se forcat e saj arritën të gjitha objektivat e tyre në sulm dhe vuri në dukje se dronët rusë të cilët dyshohet se shkelën kufirin me Poloninë, kanë një rreze veprimi jo më shumë se 700 kilometra.

10 Shtator 2025, 16:39 Nga E. D
Rusia: Nuk kishim planifikuar të godisnim objektiva në Poloni
foto ilustruese

RUSI- Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të hënën se dronët e saj kryen një sulm të madh ndaj objekteve ushtarake në Ukrainën perëndimore, por nuk kishin planifikuar të godisnin ndonjë objektiv në Poloni.

Ministria e Mbrojtjes tha në një deklaratë se forcat e saj arritën të gjitha objektivat e tyre në sulm dhe vuri në dukje se dronët rusë të cilët dyshohet se shkelën kufirin me Poloninë, kanë një rreze veprimi jo më shumë se 700 kilometra.

"Megjithatë, ne jemi të gatshëm të zhvillojmë konsultime me Ministrinë polake të Mbrojtjes për këtë çështje", shtoi deklarata.

Sondazh

Poll