Bota

Polonia kërkon aktivizimin e nenit 4 të NATO-s/ Çfarë pritet të ndodhë dhe çfarë do të thotë kjo

Neni 4 i traktatit të NATO-s mbulon rastin kur një shtet anëtar ndihet i kërcënuar nga një vend tjetër ose një organizatë terroriste.

10 Shtator 2025, 11:33 Nga I.A
Polonia kërkon aktivizimin e nenit 4 të NATO-s/ Çfarë
NATO

POLONI- Polonia pritet që të kërkojë aktivizimin e Nenit 4 të traktatit të NATO-s, pas cënimit të hapësirës ajrore të saj nga Rrusia. Kryeministri Donald Tusk tha se Polonia kishte kërkuar të thirrej në Nenin 4 të traktatit të NATO-s, i cili u lejon vendeve anëtare të ngrenë një çështje në Këshillin e Atlantikut të Veriut (organi kryesor vendimmarrës politik i NATO-s). Pastaj mbahen konsultime për të përcaktuar nëse integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e një vendi anëtar është kërcënuar.

“Palët do të konsultohen së bashku sa herë që, sipas mendimit të ndonjërës prej tyre, kërcënohet integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e ndonjërës prej palëve,” thuhet në Nenin 4. 

Neni 4 i traktatit të NATO-s mbulon rastin kur një shtet anëtar ndihet i kërcënuar nga një vend tjetër ose një organizatë terroriste. Më pas, 30 shtetet anëtare fillojnë konsultimet formale me kërkesë të anëtarit të kërcënuar. Bisedimet shikojnë nëse ekziston një kërcënim dhe si t’i kundërvihen atij, me vendime të arritura unanimisht.

Faqja e internetit thotë se neni 4 është përdorur 7 herë më parë që nga formimi i aleancës në vitin 1949. Neni 4 i NATO-s është aktivizuar për herë të fundit në vitin 2022 pas pushtimit rus të Ukrainës, parashikon se një vend anëtar mund të kërkojë konsultime urgjente me aleatët kur territori, pavarësia politike apo siguria e tij ndihen të kërcënuara. Më para është aktivizuar nga Turqia në shkurt 2020 pasi dhjetëra ushtarë turq u vranë nga një sulm nga forcat qeveritare siriane në zonat e kontrolluara nga opozita në Sirinë veriore. Turqia ka përdorur nenin 4 në katër raste të tjera: një herë në 2015 për të informuar aleancën për reagimin e saj ndaj sulmeve terroriste në vend; dy herë në vitin 2012 pasi një avion luftarak turk u rrëzua në veri të Sirisë dhe pasi civilët turq u vranë nga granatimet siriane; dhe në vitin 2003 kur kërkoi ndihmë nga aleanca për të mbrojtur popullsinë e saj nga çdo përhapje e luftës në Irakun fqinj./Dosja.al

polonia nato

Sondazh

Poll