Bota

Franca në kaos/ Njerëzit paralizojnë vendin, protestuesit ‘të pamëshirshëm’ ndaj qeverisë

Siç ishte njoftuar më parë rreth  80,000 policë dhe xhandarmëri janë vendosur në të gjithë Francën për tu përballur me dhjetëra protesta kundër politikave të Macron. Që nga mëngjesi i së mërkurës, përleshje midis protestuesve dhe policisë kanë ndodhur në disa zona të Parisit dhe qyteteve të tjera, me gati 200 arrestime të kryera.

10 Shtator 2025, 12:03 Nga I.A

Franca në kaos/ Njerëzit paralizojnë vendin, protestuesit

FRANCË- Tensionet janë rritur në të gjithë Francën që nga mëngjesi i sotëm, ndërsa protestat kundër politikave ekonomike të qeverisë kanë shpërthyer në disa qytete franceze nën sloganin "Bloquons tout" (Blloko gjithçka) dhe u njoftuan në internet. Sipas policisë franceze, e cila tha se priste dhunë, numri i njerëzve që merrnin pjesë në demonstrata mund të kalonte 100,000. 

Siç ishte njoftuar më parë rreth  80,000 policë dhe xhandarmëri janë vendosur në të gjithë Francën për tu përballur me dhjetëra protesta kundër politikave të Macron. Që nga mëngjesi i së mërkurës, përleshje midis protestuesve dhe policisë kanë ndodhur në disa zona të Parisit dhe qyteteve të tjera, me gati 200 arrestime të kryera.

Autoriteti i Aviacionit Civil parashikon probleme dhe vonesa në të gjitha aeroportet franceze. Në rajonin Ile-de-France, vonesa priten në shumë linja treni, ndërsa një forcë e madhe policore është vendosur në stacionin Gare du Nord në Paris, pasi konsiderohet një objektiv i mundshëm për protestuesit. 

Në Paris, rreth orës 11:00 të paradites së së mërkurës, trafiku ishte "pothuajse normal" në rrjetet e metrosë dhe autobusëve, ndërsa pati probleme në linjën B të hekurudhës rajonale RER, pasi dy nga tre trenat kalojnë në të. Linja B e RER kalon rajonin e Parisit nga veriu në jug, duke kaluar nëpër qendrën e kryeqytetit dhe duke i shërbyer aeroportit Paris Charles de Gaulle.


Autoritetet në kryeqytetin francez u përleshën me studentët jashtë shkollës së mesme Hélène-Boucher . Kosha plehrash u përmbysën dhe u hodhën drejt automjeteve të policisë, ndërsa të rinjtë që morën pjesë në trazira hodhën gjithashtu objekte drejt oficerëve.

Gaz lotsjellës u përdor për të shpërndarë turmën e demonstruesve, shumica e të cilëve kishin fytyrat e mbuluara. Sipas mediave franceze, incidente të izoluara kanë ndodhur edhe në Lion, Marsejë dhe Bretanjë. Në prefekturën e Bretanjës, Ile-et-Vilaine, ndodhën përleshje midis protestuesve dhe policisë në një rrugë kryesore dhe një autobus u përfshi nga flakët./Dosja.al

proteste ne france

Sondazh

Poll