Politike

"Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira"/Berisha: Do të kemi analizë për 11 majin

Duke folur për gazetarëve pas mbledhjes së Kryesisës në selinë blu Berisha theksoi se me Edi ramën nuk ka zgjedhje të lira.

10 Shtator 2025, 15:34 Nga E. D
"Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira"/Berisha: Do
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se 5 rezoluta ndërkombëtare të bazuara në dokumentet e dorëzuara nga PS që vertetojnë se Rama zhvilloi farsë elektorale. Duke folur për gazetarëve pas mbledhjes së Kryesisës në selinë blu Berisha theksoi se me Edi ramën nuk ka zgjedhje të lira.

Kryedemokrati theksoi gjithashtu se do ketë dhe një analizë për 11 majin ku janë të ftuar të gjithë anëtarët dhe mbështetësit të japin mendimin e tyre.

“Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira. Janë 5 rezoluta ndërkombëtare të bazuara në dokumentet e dorëzuara nga PS që damkosin Ramën si kryetar të një narkoshteti, njeri që zhvillon farsë elektorale dhe përdor institucionet për të shtypur pluralizmit.

Të vendosur për bashkëpunim të ngushtë ndërkombëtar por jemi të bindur që vetëm shqiptarët mund të kthejnë votën e lirë. PD është parti e fjalës së lirë dhe debatit të lirë. Do të kemi analizë për 11 majin ku janë të ftuar të gjithë anëtarët dhe mbështetësit të japin mendimin e  tyre, ende nuk kemi një datë sepse kemi disa probleme por askush të mos mendojë se nuk do të ketë analizë’, tha ai.

sali berisha

Sondazh

Poll