Sport

Shënoi kundër Islandës, Mbappé i dyti, kalon Henryn si shënuesi më i mirë i Francës!

Shënoi kundër Islandës, Mbappé i dyti, kalon Henryn si shënuesi më i mirë i Francës!

10 Shtator 2025, 09:30 Nga DOSJA
Shënoi kundër Islandës, Mbappé i dyti, kalon Henryn si

FRANCE - I barabartë me Thierry Henry, pasi shënoi golin e tij të 51-të për ekipin francez kundër Ukrainës të premten (2-0), Kylian Mbappé e kaloi ish-“Topçiun” në hierarkinë e golashënuesve më të mirë francezë këtë të martë, duke barazuar kundër Islandës, në Parc des Princes.

Sulmuesi i Real Madridit shënoi nga pika e bardhë e një penalltie të fituar nga Marcus Thuram në minutën e 45-të. Ishte goli i tij i 12-të me penallti për ekipin kombëtar (13 përpjekje), të paktën tre më shumë se çdo lojtar tjetër.

Me 52 gola në 92 ndeshje, kylian Mbappé tani është i vetëm në vendin e dytë midis golashënuesve më të mirë të Bluve, pas Olivier Giroud (57).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll