Sport

Hysaj: “Fitorja me Letoninë na mban ëndrrën gjallë, duhet të shënojmë më shumë”...

“Nuk mundemi më që të luajmë vetëm për 1-0, sepse të gjitha skuadrat kanë ndryshuar, duhet të kalojmë 2-0 sepse mund të ndryshojë loja në minutat e fundit dhe duhet që të bëjmë më shumë”.

10 Shtator 2025, 06:07 Nga DOSJA
Hysaj: “Fitorja me Letoninë na mban ëndrrën gjallë,

TIRANE - Kombëtarja shqiptare arriti një fitore të rëndësishme me rezultat 1-0 ndaj Letonisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.

Mbrojtësi Elseid Hysaj theksoi rëndësinë e kësaj fitoreje për vazhdimësinë e ëndrrës për kualifikim, duke u shprehur i lumtur për triumfin, por edhe duke theksuar nevojën për të përmirësuar qartësinë dhe efikasitetin në ndeshje të tilla vendimtare.

“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme dhe duhej fitorja me se s’bën për të pasur ëndrrën akoma në kokë. Jam shumë i lumtur që fituam edhe pse ishte një ndeshje me lodhje si mendore ashtu edhe fizike. Këto ndeshje duhet që t’i mbyllim shumë më shpejt se sa 1-0.

Unë e kuptoj Brojën se çfarë lojtari është dhe përpiqem që ta vendos në potencial të plotë. Nuk mundemi më që të luajmë vetëm për 1-0, sepse të gjitha skuadrat kanë ndryshuar, duhet të kalojmë 2-0 sepse mund të ndryshojë loja në minutat e fundit dhe duhet që të bëjmë më shumë.

Të barazosh në Beograd është një ëndërr për mua. Po fitova atë ndeshje do të ishte dita më e bukur e jetës sime”, tha Hysja për Klan TV.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll