Sport

Fitorja me Letoninë, Duka: “Vuajtëm shumë, por tani të mendojmë për ndeshjen tjetër”…

10 Shtator 2025, 06:16 Nga DOSJA
Fitorja me Letoninë, Duka: “Vuajtëm shumë, por tani të

TIRANE - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reaguar në rrjetet sociale, pas fitores minimale të Shqipërisë ndaj Letonisë.

Në postimin e tij, kreu i futbollit në vend shkruan si ishte një fitore e vuajtur, por e rëndësishme për objektivin. Duka shkruan gjithashtu se tani duhet të mendohet për ndeshjen e radhës.

“Një fitore ku vuajtëm shumë, por në fund morëm tre pikët që kishim si objektiv. Urime ekipit dhe stafit. Tani le të nisim të mendojmë menjëherë për ndeshjen tjetër.

Faleminderit tifozëve, që ishin të pranishëm në stadium, për mbështetjen fantastike që i dhanë ekipit”, shkruan Duka.

Shqipëria fitoi 1-0 ndaj Letonisë dhe renditet në vendin e dytë me 8 pikë, 1 më shumë se Serbia, në rrugëtimin për Botëror.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll