Sport

Asllani, lojtari i fitores me Letoninë: “Na duheshin tri pikët, jam i lumtur”…

"Shehu? Është një lojtar fantastik. Por kemi dhe Ramadanin dhe të tjerë, kemi lojtarë të fortë në mesfushë”.

10 Shtator 2025, 05:58 Nga DOSJA
Asllani, lojtari i fitores me Letoninë: “Na duheshin tri pikët,

TIRANE - Mesfushori kuqezi, Kristjan Asllani ka komentuar fitoren 1-0 përballë Letonisë, ku arriti të vendosë firmën e tij duke shënuar nga pika e 11-metërshit.

“Emocion, ishte si një finale për ne. Na duheshin tri pikët, jam i lumtur për skuadrën. Dëmtimi? Mora një goditje, mendova se ishte i kuq. Mendova se mund të mos vazhdoja, por nuk ishte ndonjë gjë.

Shehu? Është një lojtar fantastik. Ka qejf të mbajë topin, luan me të dyja këmbët. Por kemi dhe Ramadanin dhe të tjerë, kemi lojtarë të fortë aty”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll