Politike

Takimi i Ramës me Admiralin amerikan/ Ambasada e SHBA-së: U diskutua për partneritetin mes Shqipërisë dhe SHBA-ve

Ambasada shkruan se në takim u diskutua për partneritetin mes Shqipërisë dhe SHBA-së si dhe angazhimin e përbashkët ndaj Aleancës së NATO-s.

8 Shtator 2025, 18:39 Nga I.A
Takimi i Ramës me Admiralin amerikan/ Ambasada e SHBA-së: U diskutua
Takimi

TIRANË- Ambasada amerikane ka njoftuar takimin e kryeministrit Edi Rama me admiralin amerikan Stuart Munsch ditën e sotme. Ambasada shkruan se në takim u diskutua për partneritetin mes Shqipërisë dhe SHBA-së si dhe angazhimin e përbashkët ndaj Aleancës së NATO-s.

Postimi i Plotë:

Sot, Admirali Stuart Munsch, Komandanti i Forcave Detare të SHBA për Europën dhe Afrikën si dhe i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli u takua me Kryeministrin Edi Rama për të diskutuar partneritetin e fortë në fushën e sigurisë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë si dhe angazhimin e përbashkët ndaj Aleancës së NATO-s. Admirali Munsch e falënderoi Shqipërinë për angazhimin e vazhdueshëm në forcimin e aftësive logjistike të Aleancës së NATO-s përmes investimeve kombëtare në porte dhe infrastrukturë portuale, siç është Porto Romano.

Sondazh

Poll