VIDEO / Italia fiton një ndeshje të pabesueshme përballë Izraelit, Zvicra fiton sërish!
ITALI - Sfidat e sotme kualifikuese të Botërorit 2026 sollën spektakël dhe shumë gola. Ndeshja kryesore ishte ajo mes Izraelit dhe Ital...
Incidenti u zhvillua mes një atmosfere të zymtë, me pjesëmarrje të ulët nga tifozët italianë, të cilët duket se kishin ndjekur kombëtaren me një mesazh të qartë politik.
ITALI - Ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës 2026 mes Izraelit dhe Italisë, e zhvilluar në Debrecen të Hungarisë, nisi me tensione – jo në fushë, por në tribuna. Pak minuta para fillimit të sfidës, gjatë interpretimit të himneve kombëtare, një grup i vogël tifozësh italianë reagoi me protesta ndaj pranisë së ekipit izraelit në kompeticion. Ata fishkëllyen himnin izraelit “Hatikvah” dhe më pas u kthyen me shpinë nga fusha, në shenjë proteste.
Incidenti u zhvillua mes një atmosfere të zymtë, me pjesëmarrje të ulët nga tifozët italianë, të cilët duket se kishin ndjekur kombëtaren me një mesazh të qartë politik.
Ndeshja vetë ka qenë objekt kritikash ndërkombëtare për shkak të zhvillimeve të fundit politike dhe tensioneve të vazhdueshme në Lindjen e Mesme, me shumë zëra që kërkonin përjashtimin e Izraelit nga turneu kualifikues, për shkak të situatës së luftës në Gaza.
Federata Italiane ende nuk ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen në tribuna, ndërsa FIFA dhe UEFA mund të shqyrtojnë sjelljen e tifozëve në përputhje me rregulloret për sjelljen në stadiume dhe respektimin e himneve kombëtare.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Sfidat e sotme kualifikuese të Botërorit 2026 sollën spektakël dhe shumë gola. Ndeshja kryesore ishte ajo mes Izraelit dhe Ital...
KOSOVE - Kombëtarja e Kosovës ka arritur një fitore të madhe në kualifikimet për Kampionatin Botëror të vitit 2026. &ldq...
ZVICER - Shqipëria U21 nuk ia doli të rikthehej te rezultatet pozitive, duke u mundur me rezultatin 2-1 nga Zvicra, në një ndeshje miq&eum...
TIRANE - Kapiteni kuqezi tha se sfida e nesërme është shansi i fundit për të shkuar në Botëror dhe se ekipi do të luft...
TIRANE - Në një konferencë për mediat, tekniku i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, tha: “Sigurisht që do herë një ...
SPANJE - Skuadra e Barcelonës u rikthye në stërvitje të hënën, dhe e bëri këtë në një seanc&eum...
GJERMANI - Uli Hoeness njihet për qartësinë dhe zërin në lidhje me mendimet e tij për çdo situatë në ...
ANGLI - E ardhmja e Raheem Sterling te Chelsea duket e vulosur tani, por ndarja midis klubit londinez dhe sulmuesit të krahut anglez po...
SPANJE - "Po flet me një trajner që është krenar për lojtarët e tij, për ekipin kombëtar, që e përfaqëson...
ITALI - Itali - Estoni 5-0! Raspadori shënon një gol dhe jep dy asiste në debutimin e Gattusos me Italinë. Trajneri i ri i Italisë...