Sport

VIDEO / Italia fiton një ndeshje të pabesueshme përballë Izraelit, Zvicra fiton sërish!

Greqia mori një disfatë të hidhur në Grupin C, pasi humbi 0-3 me Danimarkën

8 Shtator 2025, 22:58 Nga DOSJA
VIDEO / Italia fiton një ndeshje të pabesueshme përballë

ITALI - Sfidat e sotme kualifikuese të Botërorit 2026 sollën spektakël dhe shumë gola. Ndeshja kryesore ishte ajo mes Izraelit dhe Italisë, e luajtur në Debrecen të Hungarisë. Në një duel ku u shënuan 9 gola, në fund ishte Italia ajo që triumfoi mes vuajtjeve, duke u ngjitur në vendin e dytë të Grupit I.

Spektakël dhuroi dhe Zvicra e Xhakës, e cila mundi 3-0 Slloveninë, duke qëndruar kështu në vendin e parë të Grupit B, ku ndodhet dhe Kosova. Elvedi, Embolo dhe Ndoye ishin ata që siguruan tre pikët për helvetët.

Kroacia vijon të dominojë Grupin L, duke marrë një tjetër fitore bindëse, 4-0 përballë Malit të Zi. Greqia mori një disfatë të hidhur në Grupin C, pasi humbi 0-3 me Danimarkën, ndërsa tri pikë në këtë grup mori dhe Skocia me Bjellorusinë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll