Sport

Sulmohet Gattuso për ndeshjen ndaj Izraelit: "Rino nuk luhet me dikë që vret fëmijë!"

Një grup banorësh të Corigliano-Rossano i kërkuan trajnerit italian të refuzonte të luante ndaj Izraelit në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës.

8 Shtator 2025, 13:00 Nga DOSJA
Sulmohet Gattuso për ndeshjen ndaj Izraelit: "Rino nuk luhet me

ITALI - Itali - Estoni 5-0! Raspadori shënon një gol dhe jep dy asiste në debutimin e Gattusos me Italinë.

Trajneri i ri i Italisë, Gennaro Gattuso, është në qendër të polemikave pas komenteve të tij përpara ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Izraelit.

Në javët e fundit, një grup banorësh të Corigliano-Rossano, qytetit kalabrez ku lindi trajneri, nisën një peticion duke i kërkuar atij të tregonte solidaritet me Palestinën, duke mos luajtur ndeshjen kundër Izraelit. Iniciativa mblodhi qindra nënshkrime vetëm në pak orë dhe i bëri thirrje "humanitetit" të trajnerit, duke e nxitur atë të prioritizonte ndërgjegjen mbi objektivat sportive.

Përgjigja e Gattusos erdhi në një konferencë për shtyp: "Unë jam një njeri i paqes, shpresoj që paqja të mbretërojë në të gjithë botën; është e dhimbshme të shohësh civilë dhe fëmijë që humbasin jetën, por puna jonë është e ndryshme.

Presidenti Gravina po punon për të gjetur zgjidhjet e nevojshme dhe për të luajtur ndeshjen në kushtet më të mira të mundshme. Izraeli është pjesë e grupit tonë dhe ne duhet t'i përballemi atyre. Fatkeqësisht, po zhvillohet një luftë që shkakton vuajtje", deklaroi ai. 

Larg nga qetësimi I situatës, fjalët e tij shkaktuan zhgënjim në qytetin e tij të lindjes. Në shenjë proteste, fqinjët e tij vendosën një banderolë para shtëpisë së tij me një mesazh të fuqishëm: "Rino, nuk luan me dikë që vret fëmijë".

Ndeshja kundër Izraelit do të luhet këtë të hënë në stadiumin Nagyerdei në Hungari, si zakonisht për arsye sigurie. Pas debutimit të Gattusos me një fitore të thellë 5-0 kundër Estonisë, Azzurrët do të kërkojnë fitoren e tyre të dytë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll