Sport

VIDEO / Kosova thyen mallkimin, arrin një superfitore ndaj Suedisë!

Me këtë sukses Kosova merr 3 pikët e para në këtë faze eliminatore të Botërorit pas 2 ndeshjesh

8 Shtator 2025, 22:49 Nga DOSJA
VIDEO / Kosova thyen mallkimin, arrin një superfitore ndaj Suedisë!

KOSOVE - Kombëtarja e Kosovës ka arritur një fitore të madhe në kualifikimet për Kampionatin Botëror të vitit 2026. “Dardanët” fituan 2-0 ndaj kombëtares së Suedisë në “Fadil Vokrri”.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Elvis Rexhbeçaj në minutën e 26-të. Mesfushori dardan shënoi pas një asistimi të hatashëm nga Dion Gallapeni, në një kundërsulm të shpejtë. Golin e dytë të ndeshjes e shënoi Vedat Muriqi, po ashtu pas një kundërsulmi, me një kombinim të mirë me Albion Rrahmanin.


Kështu përfundoi pjesa e parë, teksa edhe në të dytën nuk pati ndryshime në rezultatin përfundimtar. Kosova u mbajt për 45 minuta, madje edhe krijoi disa raste të mira shënimi. Në minutat e fundit të ndeshjes, Lindon Emërllahu u ndëshkua me të kuq.

Kështu, me këtë fitore, Kosova shkon në kuotën e tri pikëve, pas dy ndeshjeve, duke zënë vendin e dytë në tabelë, pas Zvicrës. I dyti erdhi nga Vedat Muriqi, që shënoi pas një kundërsulmi po ashtu, i ndërtuar me Albion Rrahmanin.

Kosova e pati edhe një mundësi të mirë në minutën e dhjetë, me Albion Rrahmanin që nuk shënoi nga afërsia, pas një kundërsulmi pothuajse të njëjtë. Me këtë sukses Kosova merr 3 pikët e para në këtë faze eliminatore të Botërorit pas 2 ndeshjesh.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll