Politike

Caktohet data për seancën e parë të legjislaturës së re/ Deputetët e rinj do të mblidhen në datën 12 shtator

Deputetët e rinj do të mblidhen dhe betohen të premten, në orën 10:00, një ditë pas Asamblesë së Partisë Socialiste.

8 Shtator 2025, 14:50 Nga E. D
Caktohet data për seancën e parë të legjislaturës
Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Mbledhja e parë e Legjislaturës së XI-të të Kuvendit do të mbahet më 12 shtator 2025. Deputetët e rinj do të mblidhen dhe betohen të premten, në orën 10:00, një ditë pas Asamblesë së Partisë Socialiste.

Caktohet data për seancën e parë të legjislaturës
Dekreti

Në parlamentin e ri, PS do të ketë 83 deputetë. Nga 140 që të hyjnë në Parlament, 72 prej tyre janë të rinj dhe ulen për herë të parë në Kuvend. 

Nga zgjedhjet e 11 majit, PS ka fituar 83 mandate, PD dhe aleatët e saj 50 vende deputetësh, PSD 3 mandate, Mundësia 2 mandate, Lëvizja Bashkë 1 mandat dhe Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat./Dosja.al

kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll