8 Shtator 2025, 13:08
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike duke folur në konferencë për mediat u ndal edhe tek atentati mafioz në Shkodër. Berisha u shpreh se Shkodra është në duart e krimit dhe e ka humbur kontrollin institucional përballë bandave që, sipas tij, veprojnë me bekimin e qeverisë.
Kryedemokrati akuzoi kryeministrin Edi Rama për licencim të strukturave kriminale që, sipas tij, po përdoren për qëllime elektorale dhe kanë vënë nën kontroll të plotë qytetin e Shkodrës. Sipas tij kartelet janë përdorur për qëllime elektorale dhe tani ata janë sundimtarë të vërtetë të Shkodrës
"Shkodra është në duart e krimit! Është tërësisht në duart e krimit! Unë kam deklaruar dhe në mënyrë të përsëritur, deklaroj se bandat kanë licencë për vrasjet nga Edi Rama. Pak kohë më parë, ndodhi një masakër tjetër që mori katër jetë. Dhe tani kjo është masakra tjetër. Para katër ditësh është vrarë një tjetër. Që të gjitha këto janë të lidhura me njëra-tjetrën.
Shkodra është e tëra- për urrejtjen që ka Edi Rama ndaj saj- në orbitën e hakmarrjes, qërimit të hesapeve, sundimit nga bandat. Sot, thuhet se disa nga këta ishin aktivë në fushatën elektorale të Edi Ramës. Unë nuk merrem, në kuptimin e asaj që secili ka të drejtë të ketë bindjen e tij, por përdorimi i krimit për qëllime elektorale është ajo çka ne kemi thënë.
Kartelet janë përdorur për qëllime elektorale dhe tani ata janë sundimtarë të vërtetë të Shkodrës. Breshëri në kafene, plagoset rëndë kamerierja, i uroj të shpëtojë... Janë tërësisht banda të lidhura me shtetin, të cilat qytetin e kanë si trofe të tyre," tha Berisha.
sali berisha
Politike
8 Shtator 2025, 13:06
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur për skandali Rama-McGonigal theksoi se opozita do përdor ...
Politike
8 Shtator 2025, 13:04
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në konferencë me gazetarët theksoi se ish-agje...
Politike
8 Shtator 2025, 13:03
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp ka akuzuar Kreun e SPAK Altin Domanin s...
Politike
8 Shtator 2025, 12:52
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në konferenë për shtyp është ndalur edhe tek&n...
Politike
8 Shtator 2025, 12:26
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar të gjithë nxënësit për nisjen e vitit të...
Politike
8 Shtator 2025, 12:35
r.ll
vendngjarja/ sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar lidhur me vrasjen që tronditi paraditen e sotme qytetin e Shkodr...
Politike
8 Shtator 2025, 12:20
r.ll
mcgonigal, rama
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi i është drejtuar zyrtarisht SPAK lidhur me provat e reja t&e...
Politike
8 Shtator 2025, 11:30
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i dërgojë të martën gjykatës më të lart&...
Politike
8 Shtator 2025, 10:56
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e...
Politike
8 Shtator 2025, 10:52
Dosja.al
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në fund të fjalës së tij në Konferëncën e Ambasadorëve u shpreh se...